Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Kurani fillon me urdhrin “lexo!”

Cilat janë mënyrat e ndaluara të fitimit? Rrizku i paligjshëm – haram

Estimated reading: 8 minutes 154 views

Dhënia dhe marrja e ryshfetit, interesi (kamata), tregu i zi, mashtrimi, bixhozi dhe vjedhja renditen ndër mënyrat e fitimit të paligjshëm. Mënyrat haram të fitimit, natyrisht, nuk kufizohen vetëm në gjërat e listuar këtu. Kësaj mund t’i shtohen mënyra të dyshimta fitimi, të cilat feja në thelb i ndalon dhe që mendja e shëndoshë nuk i toleron.

Interesi (Kamata)

Teprica e dhënë nga njëra palë gjatë shkëmbimit të dy mallrave pa asnjë kompensim siç kërkohet nga kontrata quhet kamatë [1]. Në Kuran thuhet se ata që hanë kamatë do të ringjallen sikur i ka goditur shejtani dhe nëse nuk heqin dorë nga kamata do të hyjnë në Xhehenem [2]. I Dërguari i Allahut (a.s) e mallkoi atë që ha kamatë, atë që e paguan atë, dëshmitarët në kontratën e kamatës dhe atë që shkruan transaksionin e kamatës dhe ka thënë se të gjithë janë të barabartë në haram.

Tregu i zi

Do të thotë blerja dhe grumbullimi mallrave nga tregu kur është lirë për t’i shitur kur janë të shtrenjta [4]. Në hadithe janë përdorur shprehje të rënda për personin e tillë për shkak të dëmit të madh që i shkakton shoqërisë. I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) tërheq vëmendjen për faktin se ai që e bën këtë punë është në mëkat dhe rebelim të tillë saqë edhe nëse më vonë e shpenzon të gjithë pasurinë bashkë me fitimin e tij në rrugë të Zotit kjo nuk do të jetë shlyerje për mëkatin e tij [6].

Shpërdorimi i pronës shtetërore

Në kuptimin e saj të përgjithshëm, do të thotë t’i drejtohesh diçkaje që nuk ke të drejtë të përfitosh prej saj, është sikur të tradhtosh një amanet. Në një kontekst më specifik, nënkupton vjedhjen e diçkaje nga prona publike, marrjen e diçkaje nga prona publike fshehurazi dhe keqpërdorimin e pronës shtetërore. Është konsideruar si mekruh afër haramit, që njerëzit që punojnë si kryetar, drejtor apo administrator të marrin nga dhuratat që u vijnë. Është haram i prerë që gjyqtari të marrë dhurata. Kjo konsiderohet edhe për myftinjtë [12].

Mashtrimi

Mashtrimi i qëllimshëm, që nënkupton përdorimin e një mjeti të ligjshëm për të arritur një rezultat jolegjitim, është i ndaluar në fenë tonë. I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Ai që mashtron nuk është prej nesh ”[13]. Në librat e fikhut, mashtrimi ndahet në tre: me vepra, me fjalë dhe e heshtur. Derisa dy të parat janë të qarta, e treta është haram sepse njeriu fshehë të metat e mallit që shet, fiton duke dëmtuar personin përballë. Pejgamberi ynë (salallahu alejhi ue selem) mbi këtë temë na mëson se Muslimani që i shet vëllait të tij një send me të meta, nuk është hallall nëse nuk ia sqaron të metën vëllait të tij [17].

Vjedhja

Marrja e një malli a pasurie fshehurazi nga një vend quhet vjedhje. Çdo hajdut duhet t’ia kthejë pronën e vjedhur pronarit të saj, të kërkojë prej tij hallallin dhe nëse ka dëm të prekshëm nga humbja e pasurisë nga pronari i së drejtës, duhet ta mbulojë atë [18]. Vjedhja është një nga mëkatet më të mëdha që feja jonë e konsideron të shëmtuar.

Ryshfeti – korrupsioni

Është pronë që u jepet autoriteteve për heqjen e një të drejte ose zëvendësimin e një padrejtësie. Me fjalë të tjera, ryshfeti është përfitimi që ka një person në këmbim të një pune, edhe pse nuk ka të drejtë. Ryshfeti konsiderohet si mëkat i madh nga feja jonë, që duhet të dënohet në ligjin islam ku edhe ai që e merr edhe ai që e jep janë të mallkuar [23].

I Dërguari i Allahut (a.s.) na tregon se edhe ai që jep ryshfet dhe ai që merr janë në Xhehennem [25]. Ryshfeti dhe krime të tilla si korrupsioni, përvetësimi dhe tregtia me ndikim, të cilat mund të konsiderohen afër ryshfetit, janë ndër mëkatet e mëdha që feja jonë, ligji modern dhe regjimet demokratike dhe të bazuara në të drejtat e njeriut nuk mund t’i tolerojnë, as sadopak [29]. Dënimi për ryshfet rritet ose ulet sipas dëmit të shkaktuar në shoqëri nga krimi i ryshfetit.

Bixhozi

Bixhozi ose lojërat e fatit; do të thotë të vësh bast mbi rezultatin e një ngjarjeje ose konkursi ose për rezultatin e një ngjarjeje të pasigurt, dhe në këtë mënyrë të bësh një fitim. Bixhozi, i cili është një nga ndalesat më themelore të fesë sonë, është një vepër që ka shumë pasoja negative si fitimi i padrejtë, humbja e kohës dhe e pasurisë dhe shpërbërja shoqërore. Për këto arsye konsiderohet haram [31].

Bixhozi është rreptësisht i ndaluar në Kuran dhe urdhërohet si vijon:

Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t’ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t’ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)? 92 Bindjuni All-llahut dhe bindjuni të dërguarit e kini kujdes (mos kundërshtoni). E nëse refuzoni, atëherë pra, dijeni se obligim i të dërguarit Tonë është vetëm komunikimi i qartë. Kuran, Sureja Maide.
Të gjitha lojërat e fatit, llotoja dhe bastet e bëra për rezultatet e garave mund të konsiderohen brenda fushës së bixhozit. Ndalohet vënia e basteve në sporte si futbolli, basketbolli, noti dhe mundja, të cilat janë të lejuara për nga natyra e tyre, si dhe në garat si fluturimi me pëllumba, gjuajtja me shigjeta e gjatë garave me kuaj. Edhe pse kërkon disa aftësi në disa aspekte, bixhozi është në thelb një lojë fituese ose humbje e bazuar në fat dhe rastësi. Bazuar në parimin e pëlqimit të ndërsjellë dhe shpërndarjes së mallrave në mënyrë legjitime, edhe nëse ka një pëlqim të dukshëm në lojërat e fatit, palët ushqejnë mëri dhe urrejtje ndaj kundërshtarëve të tyre me dëshirën për të fituar dhe fitimet e tyre dëshirojnë të kalojnë në pronë të një personi tjetër në mënyrë të rreme, e cila cilësohet si zhvatje.

Shitja e mallrave të ndaluara

Në fund, duhet theksuar se edhe fitimi i përftuar nga shitja e mallrave që janë të ndaluara për të ngrënë, pirë dhe përdorur është gjithashtu haram. Prandaj, nuk i lejohet muslimanit të shesë mish derri, alkool dhe cigare, as nuk i lejohet muslimanit të shesë produkte prej ari, argjendi dhe mëndafshi të bëra për burra.

 

Përkthyer nga:

Gayr-ı Meşru/Haram Kazanç Yolları-2

 

Referencat:

[1] Omer Nasuhi Bilmen, Istılahat-ı Fikhiye Kamusu, 6/104.
[2] Bakara Sûresi, 2/275.
[3] Bagavi, Sherhu’s-Sunne, 8/54 (2054).
[4] Ebu’l-Fejz Murtaza Muhammed b. Muhammed b. Muhammed ez-Zebidî (1205), Tâcü’l-arûs min cevâhiri’l-kâmus, thk. Abdülhalim Tahâvî, Kuvety: et-Türâsü’l-Arabî, 2001.
[5] Müslim, Müsâkât 130; Ebû Dâvud, Büyû’ 47; Tirmizî, Büyu’ 40. Hadis-i şerif, başka bir rivayette ise şu lafızlarla gelmiştir: مَنِ احْتَكَرَ فَهُوَ خَاطِئٌ “Her kim ihtikâr yaparsa, o günahkârdır.” (Müslim, Müsâkât 129)
[6] Ebû Bekir Abdullah b. Muhammed b. Ebî Şeybe, Musannef, thk. Muhammed Avvâme, Cidde: Şirketü dâri’l-kıble, 2006, X, 578; Ebû Bekr Ahmed b. el-Hüseyin b. Ali el-Beyhakî, Şuabü’l-îmân, Beyrut: Dâru’l-kütübi’l-ilmiyye, 1410, VI, 103.
[7] Al-i İmran, 3/161.
[8] M. Fethullah Gülen, Yenilenme Cehdi, s. 48.
[9] Müslim, İmâre 24.
[10] Müslim, İmâre 30.
[11] İbrahim Canan, Kütüb-i Sitte Tercüme ve Şerhi, 7/406-408.
[12] el-Mevsûatü’l-Fıkhiyyetü’l-Kuveytiyye, 22/223.
[13] İbn Mâce, Ticarât 36.
[14] İbn Mâce, Ticarât 45.
[15] Buharî, Büyû’ 48; Müslim, Büyû’ 48.
[16] Buharî, Büyû’ 64; Müslim, Büyû’ 7; Ebû Dâvud, Büyû’ 48; Tirmizî, Büyû’ 29.
[17] İbn Mâce, Ticârât 45.
[18] Ömer Nasuhi Bilmen, Istılahât-ı Fıkhiyye Kâmusu, 3/261.
[19] Buhârî, Mezâlim 13.
[20] Buhârî, Enbiya 54.
[21] Mâide Sûresi, 5/38.
[22] Cessâs, Ahkâmü’l-Kur’an, 4/64-65.
[23] Ebû Dâvud, Akdiye 4.
[24] Taberânî, el-Mu’cemü’l Kebîr, 9/226.
[25] Bezzâr, Müsned, 3/247.
[26] Ahmed b. Hanbel, Müsned, 29/356 (17822).
[27] Ebû Dâvud, Büyû’, 82.
[28] Ali Bardakoğlu, “Hediye”, DİA, 17/154.
[29] Musa Kazım Gülçür, Rüşvet ve Yolsuzluk, Yeni Ümit, S. 26.
[30] Saffet Köse, “Rüşvet”, DİA, 35/304.
[31] Ali Bardakoğlu, Kumar, 26/364.
[32] Mâide Sûresi, 2/90-91.

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Cilat janë mënyrat e ndaluara të fitimit? Rrizku i paligjshëm – haram

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA