Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Besimi është kuptimi i jetës

A lejohet Masturbimi në Islam? Si të largohem?

Estimated reading: 3 minutes 133 views

Vetëkënaqësia me duart e veta quhet “Istimna (masturbim)”. Allahu i Plotfuqishëm ka krijuar gjallesat në çifte dhe ka lidhur vazhdimësinë e specieve me parimin e bashkimit të llojit mashkullor me atë femëror. Allahu i dha një ndjenjë të lartë kënaqësie marrëdhënies seksuale, duke i bërë të dy sekset tërheqëse për njëri-tjetrin. Kënaqësia me dorë është një veprim në kundërshtim me natyrën njerëzore.

Masturbimi, që do të thotë vetëkënaqësi, nuk është i lejueshëm sipas asnjë medhhebi, shkolle juridike Islame. Të gjithë imamët e medhhebeve njëzëri japin verdiktin se masturbimi është haram. Në këtë drejtim, nuk ka asnjë ndryshim midis femrave dhe meshkujve, të martuar ose beqarë.

Megjithëse masturbimi nuk përbën zina sipas kuptimit të parë, por konsiderohet një formë e zinas në emër të emocioneve dhe imagjinatës. Ka gjëra për të bërë për të qëndruar larg nga arsyet që çojnë në masturbim sikur qëndrimi larg pamjeve, mjediseve, fjalëve dhe sjelljeve të pahijshme e të turpshme, leximi dhe dëgjimi i gjërave të mira që ngopin zemrën dhe ndërgjegjen, qëndrimi në mjedise të mira, dhe bërja e punëve të mira që janë të dobishme për veten dhe njerëzit tjerë. Pra, mbrojtja nga masturbimi mund të përmblidhet si të qenurit vazhdimisht i nxënë dhe asnjëherë bosh dhe i papunë.

Allahu na shikon ne vazhdimesi. Derisa atë vepër nuk dëshiron ta bëjë kurrë në prezencën e dikujt tjetër, atëherë Allahu është kryesori që duhet të kemi turp prej Tij.

Megjithëse masturbimi konsiderohet haram, në rastet kur një person rrezikon të bjerë në zina në kumptimin e plotë, dhe se masturbimi e parandalon këtë, mund të jetë e lejuar masturbimi duke pasur parasysh gjynahun shumë më të madh të zinas e kurvërisë, mëkati i së cilës thuhet qartë në Kuran dhe hadithe.

Lëvizjet për liri seksuale, që janë bërë parullë në botën perëndimore në shekujt e fundit, ka çuar në përhapjen e shumë perversiteteve, marrëdhënieve të panatyrshme dhe kënaqësive të neveritshme, në shfaqjen e sëmundjeve të pakontrollueshme dhe depresioneve shpirtërore, madje kjo është përhapur në të gjitha vendet e botës. Këto ndikojnë edhe në jetën familjare që shpesh rezulton në trazira dhe pakënaqësi martesore.

Resurset:

http://hikmet.net/bir-kisinin-bilerek-kendini-cunup-etmesine-dinimizin-bakisi-nasildir/

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

A lejohet Masturbimi në Islam? Si të largohem?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA