Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Besimi është kuptimi i jetës

Tregëtia – Biznesi – Fitimi Hallall

A lejohet shitblerja e arit/argjendit dhe monedhave në Islam? Këmbimi i parave si tregti

Estimated reading: 2 minutes 247 views

Tregtimi i monedhës është si shkëmbimi i arit dhe argjendit. Ashtu si lejohet shitblerja e arit dhe e argjendit, është e lejuar edhe e monedhës.

Një person që blen një pronë të luajtshme ose të paluajtshme, një shtëpi ose makinë, mund ta shesë atë për një çmim më të lartë se sa e bleu, kjo është tregti.

Tregtia është hallall, kamata haram.

Kushti kryesor është që tregtia me monedha të bëhet me para kesh dhe jo nga huamarrja. Përndryshe, pra, nëse njëra nga këmbimet është me hua, transaksioni do të kthehet në kamatë e cila e bën këtë lloj tregtie haram dhe të ndaluar.

Tregtarët në kohën e të Dërguarit të Allahut a.s. e kanë pyetur për ndërrimin e parave. Ai a.s. u ka thënë:

“Në qoftë se është e drejtpërdrejtë, dorë më dorë, nuk ka të keqe, përndryshe nuk është e lejueshme.” Buhariu 

Gjithashtu, kur shitblerja ka të bëjë me të njëjtin lloj monedhe, si p.sh. shitja e një dollari për dy dollarë, kjo nuk lejohet sepse është një lloj riba.

Altın, dolar / döviz alım satımı caiz midir? | Sorularla İslamiyet (sorularlaislamiyet.com)

Altın veya döviz çıkınca satmak inince almak caiz mi? | Sorularla İslamiyet (sorularlaislamiyet.com)

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

A lejohet shitblerja e arit/argjendit dhe monedhave në Islam? Këmbimi i parave si tregti

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA