Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Veprat janë sipas qëllimeve

Docly

Në Islam, a është muzika ushqim për shpirtin?

Estimated reading: 2 minutes 32 views

Pothuajse të gjithë pajtohen që njeriu ka dy përbërës themelorë: Shpirti dhe uni. Së pari, duhet të bëjmë dallimin midis shpirtit dhe unit dhe të tregojmë se si shfaqen ata të dy, dhe pastaj t’i përgjigjemi pyetjes.

Shkenca nuk mund të kryejë eksperimente për shpirtin dhe unin. Nga ana tjetër, ajo mund të marrë disa rezultate në mënyrë indirekte, përmes ekzaminimit të efekteve që lënë këto te njerëzit. Në fakt çfarë psikologjia dhe parapsikologjia bëjnë sot është kjo. Për shembull, nxjerrja e konkluzioneve për ëndrrat në ekzaminimet e trupit, që ndodhin gjatë gjumit, mund të konsiderohet në mesin e këtij lloji të ekzaminimeve indirekte.

Shpirti i njeriut vazhdimisht e kërkon origjinën e tij, jetën e përtejme dhe mallëngjehet për të. Megjithatë, për një kohë të caktuar ai nuk mund ta bëjë këtë pasi kufizohet nga kafazi i tij trupor. Nga ana tjetër, uni kërkon vazhdimisht rehati dhe mirëqenie dhe i fut në vullnet. Si rezultat, njeriu është nën ndikimin e këtyre dy elementëve. Cilido prej këtyre që është dominant, ai/ajo është i prirur nga ajo.

Për sa i përket muzikës, cilado qoftë muzika që ndjellë ndjenjat e pëlqyeshme, sjell ulje të epsheve të kësaj bote dhe një rritje të dëshirës për kërkim të ahiretit, mund të themi se kjo lloj muzike është e dobishme. Sidoqoftë, cilado muzikë që ndjellë dëshirat e nefsit(kafshërore) dhe e mbanë atë larg ndjenjave të  larta, është e qartë se kjo lloj muzike nuk është ushqim i mirë për shpirtin e tij/saj, por helm.

 

Burimi në gjuhën angleze:   https://questionsonislam.com/article/islam-music-any-nourishment-soul

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

PËRMBAJTJA