Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Besimi është kuptimi i jetës

A na urdhëron Zoti ruajtjen e lidhjeve familjare? Lidhjet familjare në islam

Estimated reading: 6 minutes 111 views

Lidhjet familjare ne islam mund te kuptohet në suren “Rad”, si një nga cilësitë e njerëzve që mendojnë (ulu’l-erbab), përmendet edhe se “dhe ata që ruajnë atë që ka urdhëruar Perëndia që të ruhet dhe i druajnë Zotit të tyre, dhe i frikohen llogarisë së rëndë;” (Rad, 13/21).

Në ajetet e përmendura, kërkohet vëmendje për pesë cilësi të njerëzve që mendojnë. Së pari, për ata thuhet se ata e mbajnë fjalën që i kanë dhënë Allahut. Në këtë ajet janë të përfshira, si fjala e dhënë ndaj Allahut, në botën e shpirtrave, “për të besuar”, ashtu edhe fjalët që u jepen njerëzve në marrëdhëniet ndërnjerëzore me ta. Dhe pasi urdhërohet ana pozitive e çështjes së dhënies së fjalës, me fjalët “dhe ata nuk e prishin marrëveshjen e bërë”, përmendet edhe ana negative, duke u theksuar se ata nuk do ta shkelin fjalën e dhënë.

Fill pas kësaj, me fjalët “Ata e bashkojnë atë, bashkimin e së cilës ua ka urdhëruar Allahu.”, për ata thuhet se do ta bashkojnë atë që ua ka urdhëruar Allahu që ta bashkojnë dhe se do të kujdesen për atë që ua ka urdhëruar Allahu që të kujdesen. Mandej, me fjalët, “ata u tremben Zotit (të tyre)”, nënvizohet se ‘ata që mendojnë’ “i frikësohen Allahut dhe bëjnë një jetë të përvuajtur në përulësinë e adhuruesit. ‘Frika (ndrojtja), është një shprehje e respektit të përshpirtshëm ndaj Allahut. Frika që përmendet këtu shpreh drithërimën e zemrës karshi Allahut. Dhe qëndrim i ndrojtur përpara Allahut do të thotë të qëndrosh përpara madhërisë dhe madhështisë së Allahut i përulur porsi një kërrabë. Dhe ndrojtja te njeriu varet nga shkalla e njohjes së Zotit. Dhe, si përfundim, kjo përmendet edhe në ajetin “Ashtu siç duhet, Allahut i frikësohen vetëm të diturit.” (Fatir, 35/28)

Ndërsa, në vijim, thuhet: “[Dhe] ata janë të frikësuar e dridhen nga frika se mos llogaria u del shumë keq.”

Një urdhëresë hyjnore që duhet ringjallur

Cilësitë e ‘atyre që mendojnë’, që përmenden në këtë sure, nuk janë vetëm kaq, pasi  për ta numërohen edhe cilësi të tjera. Mirëpo, duke qenë se pyetja nuk është për të gjitha ato, por vetëm për çështjen e ‘lidhjes, bashkimit’, atëherë le të përpiqemi të ndalemi për pak në të.

Si fjalë, ajo do të thotë “të bashkoshtë bësh një”. Në literaturën islame, ajo është përdorur kryesisht në kuptimin e ruajtjes së lidhjeve me njerëzit, të bërit mirë, kujdesjes për ta, e më në veçanti, për të shprehur ruajtjen e marrëdhënieve të ngrohta me të afërmit.

Dhe, në një farë kuptimi më të veçantë, këtu me ‘lidhje, bashkim’ nënkuptohet ‘ruajtja e lidhjeve farefisnore’, pra kujdesja për lidhjet me familjen dhe të afërmit. Dhe kjo anë e kësaj çështjeje është e një rëndësie të posaçme, sidomos sot, kur po jetojmë, në një botë që njerëzit janë ndarë nga njëri-tjetri. Fatkeqësisht, njerëzit, që janë degët, sythet, gjethet, apo frutat e së njëjtës pemë, jetojnë të ndarë nga njëri-tjetri. Fëmijët, jo vetëm që nuk kryejnë e nuk përmbushin asnjë prej detyrave dhe përgjegjësive që ata kanë ndaj të afërmve të tyre, por ata po jetojnë të ndarë deri edhe nga prindërit e tyre. Nuk njihet pjesa më e madhe e kushërinjve dhe të afërmve. Janë harruar të gjitha përgjegjësitë karshi tyre. Dhe sa më shumë që të ndalemi e t’u flasim njerëzve, duke qenë se shoqëria është shkëputur nga vlerat themelore të saj, duke bërë që njerëzimi të jetojë një mërgim tejet serioz brenda vetes, sa më shumë që të përpiqemi për t’i rehabilituar njerëzit, ende është pak.

Kur, nëse do të shohim në Kuran, do të vërejmë se në numër mjaft i madh ajetesh fisnike ndalen tek e drejta e nënës dhe babait dhe lidhjet me të afërmit, duke u kushtuar atyre një ndjeshmëri tejet të lartë. Për shembull, në ajetin e bekuar “Adhuroni vetëm Allahun dhe mos i bëni shokë Atij. Dhe bëjuni mirë nënës-babait, të afërmve, jetimëve, të varfërve, fqinjëve që keni pranë dhe fqinjëve që keni larg, shokut tuaj të udhës, të vetmuarve dhe udhëtarëve, si dhe gjithë atyre që janë poshtë jush. Ta dini se Allahu nuk i do ata, të cilëve u pëlqen vetja dhe që vazhdimisht mburren.” (Nisa, 4/36) – Allahu, menjëherë pasi urdhëron për adhurimin karshi Tij, përmend aty prindërit dhe të afërmit, duke urdhëruar që të sillemi mirë me ta dhe t’u gjendemi vazhdimisht duke u bërë mirë.

Prandaj, te besimtari duhet të ketë një ndjenjë shumë të fortë ‘të lidhjes’ me të afërmit. Duke filluar që nga nëna dhe babai, e deri te të gjithë të afërmit të afërt ose të largët, asnjë nuk duhet privuar nga ruajtja e fortë e lidhjeve. Duke qenë se Allahu (xh. xh.), menjëherë pas së drejtës së Tij ka vendosur të drejtat e nënës dhe babait dhe në vijim, pas tyre, të të afërvme, e kështu me radhë edhe të të gjithë atyre njerëzve të tjerë, me të cilët kemi të bëjmë në një mënyrë apo një tjetër, atëherë, është shumë e rëndësishme që këto të drejta të trajtohen me kujdes. Edhe gurët, që janë të pavetëdijshëm, kur vihen njëri mbi tjetrin, krijojnë kupola dhe zinxhirë të fortë dhe nuk bien, nuk rrëzohen. Po ashtu, edhe njerëzit, si pjesë e jetës shoqërore, duke filluar që nga rrethi më i ngushtë e i afërt, nëse lidhen fort kokë më kokë dhe e mbështesin njëri-tjetrin për nevojat e tyre materiale dhe shpirtërore, ata vështirë të rrëzohen, të përçahen.

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

A na urdhëron Zoti ruajtjen e lidhjeve familjare? Lidhjet familjare në islam

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA