Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Çështja më e rëndësishme është shpëtimi i besimit

Si duhet t’i bëjë qëllimet? Nijeti në jetën e besimtarit

Estimated reading: 2 minutes 125 views

Në thelb, nijeti është vendosmëri dhe vullneti përfundimtar. Nijet do të thotë vendim i zemrës për diçka, vetëdijshmëri e plotë dhe e qartë mbi veprimin që kërkohet të bëhet dhe pse kërkohet të bëhet.

Në çështjen e namazit, nijeti është kërkesa për të falur namaz me thjeshtësi për hir të Allahut dhe vetëdijshmëri mbi namazin që ka për t’u falur. Rëndësia dhe përfitimi shpirtëror (sevapet) i punëve që bëhen varet nga nijeti. Nijeti i njeriut duhet të jetë i thjeshtë, vetëm për pëlqim të Allahut. Njeriu duhet ta bëjë adhurimin në mënyrë të vetëdijshme. Me punën që do të bëjë, njeriu duhet të synojë një qëllim të lartë siç është pëlqimi i Allahut dhe jo të ndodhet në gjendje indiferentizmi.

Nijeti është çështje e zemrës. Nijeti i bërë me gojë në mungesë të nijetit me zemër është i pavlefshëm. Nuk është kusht që, duke filluar namazin, nijeti të bëhet me gojë, domethënë të shprehet me fjalë se ç’namaz do të falet. Vendi i shprehjes së nijetit është zemra. Nijeti është synimi me zemër i veprimit që do të kryhet. Dijetarët hanefi të fikhut e kanë parë si mustehab që gjuha të jetë interprete e nijetit të ndjerë me zemër për një adhurim të caktuar. Ndërkaq, imam Rabbaniu ka një pikëpamje mbi këtë çështje. Ai thotë: “Në këtë periudhë kur sundon indiferentizmi, nijeti nuk duhet bërë me gjuhë, shprehja me fjalë duhet braktisur, sepse, ndërsa gjuha të jetë duke e shprehur nijetin, zemra, synimi i të cilës është esencial, mund ta braktisë.

Duke u nisur nga kjo, nuk ka ndonjë të keqe që, ata të cilët, duke e shprehur nijetin me gojë, do ta bëjnë këtë edhe me zemër duke i qëndruar synimit të tyre gjer në fund të namazit, të shprehen arabisht apo shqip. Në të kundërt, po qe se, duke e shprehur nijetin me gjuhë, zemra mbetet indiferente, gjendja bëhet e rrezikshme, sepse, duke kërkuar të kryhet një mustehab, nijeti farz braktiset dhe namazi bëhet i pasaktë e i pavlefshëm.

Burimi

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Si duhet t’i bëjë qëllimet? Nijeti në jetën e besimtarit

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA