A duhet ta festojmë Halloween -in (Natën e shtrigave) sa për tu argëtuar?
Shkurtimisht, jo. Halloween nuk duhet të festohet nga ana e muslimanëve.
31 tetori, i njohur si Halloween ose si nata e shtrigave, festohet në të gjithë botën, e vacanerisht në atë të krishterë. Disa tregime historike që tregojnë largësinë e kësaj feste nga kultura jonë Islame dhe kombetare janë si në vijim (lexo gjithashtu Halloween – Wikipedia):
- Rrënjët e Halloween-it kthehen në periudhën pagane dhe më vonë në praktikat e para të krishtera. Halloween, që përfaqëson fundin e kohës së korrjes dhe fillimin e dimrit, është një ditë e veçantë që ka marrë një kuptim krejtësisht tjetër me ndikimin e krishterimit.
- Halloween do të thotë “Mbrëmja e të gjithë Shenjtorëve” (All Hallows’ Eve).
- Keltët festonin fundin e festës së të korrave, të krishterët, të cilët u shfaqën në skenën e historisë shekuj më vonë, filluan ta festojnë këtë ditë për të përkujtuar të gjithë shenjtorët dhe martirët që humbën jetën në emër të fesë.
- Në shekullin e 12-të, kjo praktikë ndryshoi. Njerëz të veshur me të zeza, të cilët dolën në sheshet e qytetit më 31 tetor, vajtonin dhe u binin këmbanave, duke u bërë thirrje të krishterëve të luten për shpirtrat e të vdekurve. Festimet e sotme të kostumeve të Halloween-it bazohen në këtë ritual.
- Në atë kohë, eventet nuk kufizoheshin vetëm në kostume, po piqeshin dhe shpërndaheshin për të gjithë “Soul Cakes” speciale për 31 tetorin. Mendohet se kjo praktikë ishte pioniere e traditës së fëmijëve që shkojnë derë më derë duke kërkuar karamele.
- Për shkak se kjo ditë përkon me fundin e vitit të keltëve të cilët besonin se kjo është dita kur shpirtrat e atyre që kanë vdekur vitin e kaluar kthehen për të zëvendësuar trupin e një të gjalli. Pikërisht për këtë arsye, njerëzit veshin kostume të frikshme për t’i trembur ata.
- Gjithashtu sipas versioneve të ndryshme, në natën e Samhain, keltët besonin se shpirtrat e njerëzve që kishin vdekur vitin e kaluar do të ecnin mes të gjallëve. Kështu fshatarët sillnin ushqime dhe ëmbëlsira për të qetësuar shpirtin e tyre.
Sipas këtyre informacioneve, origjina e Halloween-it ishte në paganizëm dhe prej andej kaloi në krishterim. Ajo bazohet në një besim dhe traditë të huaj sipas Islamit. Prandaj, nuk lejohet të përgëzohet apo të festohet.