Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Veprat janë sipas qëllimeve

Si dallohen sekrecionet që vijnë nga organi seksual: medhi, vedi dhe meni? Ejakulimet, rrjedhjet dhe gusli

Estimated reading: 3 minutes 116 views

Janë tre lloje sekrecionesh që vijnë nga organi seksual i njeriut: medhi, vedi dhe meni.

Medhí është një lëng i hollë, i tejdukshëm dhe i rrëshqitshëm që del nga organi seksual për shkak të kënaqësisë së ndjerë pas përkëdheljeve seksuale apo imagjinatës seksuale. Personi mund të mos e ndjejë ardhjen e tij. Ndodh si te meshkujt, edhe te femrat.

Vedí është një lëng i trashë, i prerë dhe me ngjyrë të ngjashme me spermën që rrjedh për shkak të të ftohtit, ngritjes së peshave të rënda, etj., përgjithësisht pas urinimit. Disa herë mund të vijë edhe pas përkëdheljeve seksuale.

Mení (spermë) është një lëng me ngjyrë dhe erë karakteristike që vjen me anë të epshit dhe del (ejakulohet) jashtë me forcë.

Gusli është i domosdoshëm vetëm pas ejakulimit të spermës. Me ardhjen e dy lëngjeve të tjerë, medhi dhe vedi, vetëm abdesi prishet. Lahet vendi (organi seksual dhe vendi i prekur nga lëngu) dhe merret abdes.

Xhenabet është emërtimi i papastërtisë konvencionale që krijohet si pasojë e marrëdhënies seksuale ose ejakulacionit epshor të spermës dhe është pengesë për kryerjen e adhurimeve të caktuara.

Pavarësisht nga ejakulacioni apo jo i spermës, në fund të marrëdhënies seksuale, edhe mashkulli, edhe femra bëhen seksualisht të papastër (xhunub). Kriteri dhe kufiri fillestar i marrëdhënies seksuale që i hap rrugë papastërtisë seksuale (xhenabet), është hyrja e pjesës së bërë synet të organit mashkullor në organin femëror. Shkaku i dytë i papastërtisë seksuale (xhenabet) është ejakulacioni i spermës tek mashkulli dhe orgazma tek femra. Ejakulacioni i spermës në gjumë apo zgjuar, në mënyrë të vullnetshme apo të pavullnetshme nuk e ndryshon përfundimin. Për papastërtinë seksuale (xhenabet), ejakulacioni i spermës tek mashkulli dhe orgazma tek femra me epsh është kusht. Ejakulacioni për shkaqe të tilla, si ngritja e peshave të rënda, rrëzimi, sëmundja, etj., nuk është shkak papastërtie seksuale.

Personi i cili, kur zgjohet, megjithëse nuk i kujtohet të ketë ejakuluar, sheh gjurmë sperme në rroba, duhet të bëjë gusl. Në kundërshtim me këtë, megjithëse i kujtohet të ketë ejakuluar, nuk sheh gjurmë sperme në rroba, nuk e ka të detyrueshme të bëjë gusl.

Burimi

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Si dallohen sekrecionet që vijnë nga organi seksual: medhi, vedi dhe meni? Ejakulimet, rrjedhjet dhe gusli

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA