Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Çështja më e rëndësishme është shpëtimi i besimit

Kur është mosha e pubertetit? Adoleshenca dhe shenjat e saj

Estimated reading: 2 minutes 132 views

Sipas shumicës së dijetarëve islamë, mosha e pubertetit është përcaktuar te vajzat 9-15 vjeç dhe te djemtë, 12-15 vjeç.

Arritja e moshës së pubertetit realizohet te meshkujt me fillimin e ejakulacionit të spermës, kurse te vajzat me fillimin e ardhjes së menstruacioneve. Kjo quhet adoleshencë natyrale. Por mund të ndodhë që megjithëse djali apo vajza arrijnë moshën e pubertetit, tek ta nuk ndodh përkatësisht ejakulacioni apo menstruacioni. Kjo quhet adoleshencë konvencionale, kufiri i fundit i të cilit si për meshkujt, ashtu dhe për femrat, është 15 vjeç. Djali apo vajza që arrijnë moshën 15 vjeç, edhe nëse nuk arrijnë aftësinë seksuale të ejakulimit apo menstruacioneve, quhen se e kanë mbushur moshën e pubertetit.

Meqë supozohet se personi, bashkë me arritjen e moshës së pubertetit, fiton edhe pjekuri mendore të mjaftueshme, po të mos ketë ndonjë provë për të kundërtën, konsiderohet përgjegjës. Në terminologjinë fetare kjo quhet pjekuri mendore dhe fiziologjike. Kjo do të thotë se personi është bërë kompetent për t’i përdorur të drejtat, për t’i kryer personalisht vetë veprimet juridike me gojë, me shkrim dhe në praktikë, për t’u bërë objekt dhe bashkëbisedues i përgjegjësive fetare e shoqërore dhe për të mbajtur përgjegjësi penale. Pjekuri që do të thotë që personi të sillet në nivel normal i matur dhe parashikues në çështjet ekonomike e financiare, përgjithësisht realizohet bashkë me adoleshencën. Po qe se personi është bërë adoleshent por jo i pjekur, kjo nuk ndikon mbi kompetencën e tij fetare e penale që i ka krejt të plota, vetëm i vihen disa kufizime në veprimet juridike me aspekte ekonomike e financiare.

Allahu di me se miri

 

Marre nga: http://islami.al/ilmihali/mosha-e-pubertetit-dhe-shenjat-e-saj/

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Kur është mosha e pubertetit? Adoleshenca dhe shenjat e saj

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA