Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Kurani fillon me urdhrin “lexo!”

Ndjesitë – Emocionet

Si mund të mbrohemi nga rreziqet që vijnë prej pasioneve të jetës e të rinisë?

Estimated reading: 10 minutes 176 views

Një prej problemeve më të mëdha të njeriut të sotëm është se ndodhet nën presionin e rinisë. Pasionet kanë vënë nën pushtetin e ndikimit të tyre ndenjat tona të larta. Dhe sot është seriozisht e vështirë që të vërtetat e larta të përfaqësohen në atë cilësi që i kërkon i Dërguari i Allahut. Ndërkaq, është e vërtetë se edhe lufta në një vijë të tillë ka, në vetvete, avantazhet e saj. Sa më të vështira të jenë kushtet, aq më i madh është përfitimi, është shpërblimi që vjen prej kësaj lufte.

A s’ishin kushtet tejet të vështira që luftës që përballoi Hz. Hamzai, të cilat e ngjitën atë në nivelin e dëshmorit më të madh dhe të luanit të Allahut? Me thënien “dushmani është i madh, por ne kemi besimin tonë”, pati sulmuar në radhën e parë e qe bërë mburojë e gjallë ndaj sulmeve të armiqve duke mos e llogaritur vdekjen.

Mëkatet që na shqetësojnë ne, ishin të pranishme edhe në kohën e sahabeve, pasuesve të Profetit, madje në tërë kompleksitetin e tyre. Gratë kryenin adhurimin rreth Qabes lakuriq, kurse faizi, ankandi, rushfeti, pijet alkoolike, kumari, etj ., e gërryenin si krimb shpirtin e shoqërisë. Kurse pasuesit zgjodhën Islamin duke i kthyer shpinën asaj lloj jete. Megjithatë, edhe ata, si njerëz që ishin, bartnin ndjenja, dëshira dhe pasione. Por a s’ishte pikërisht heqja dorë prej tyre që i bënte ata më të mëdhenjtë ndër më të mëdhenjtë? Fakti që në një periudhë të atillë hodhën mënjanë tërë shëmtitë e zgjodhën një jetë krejt të pastër e të ndriçuar përkundër të gjitha vështirësive e rreziqeve, që u vunë në radhë pas Profetit (a.s.), u pén‘toi atyre virtyteve të mëdha dhe, në saje të këtyre virtyteve të fituara, u bënë, me meritë të plotë, yje ndiçues për brezat pasardhës.

Fatkeqësi dhe humbje morale si të asaj kohe ka edhe në ditët tona. Fundja, edhe konstmktorit të parë të moralit tonë, në një kuvend shpirtëror i patën thënë “njeriu i kohës së fatkeqësive dhe humbjeve”. Edhe atyre që viheshin në radhë pas tij u patën thënë se, në se një ditë Profeti do t’u bënte zë, do t’u drejtohej po në këtë mënyrë: “Ejani, o brezat e kohës së fatkeqësive e të humbjeve!” Sepse, po qe që do të merreshin në dorë një e nga një e do të vlerësoheshin tregu, sokakët, jeta shoqërore e tregtare, familja, individi e shoqëria si dhe të gjitha njësitë dhe institucionet që krijojnë jetën shoqërore dhe shkollat që kanë marrë për detyrë t’i mbajnë në këmbë ato dhe do të kërkohej të jepej një konkluzion mbi të gjtha këto, e vetmja fjalë që do të thuhej, do të ishte:”Shumë keq”!

Shkoni ku të doni, nuk do të mund të pengoni që t’ju ngjiten në kokë e në trup ca gjëra ndër mëkatet. Eshtë e pamundur të kaloni nga njëra anë në anën tjetër të jetës së shoqërisë pa pësuar disa herë goditje shpirtërore, pa ju tronditur jeta ndiesore. Të jetosh sot si musliman, është e vështirë sa edhe të ecësh mbi një truall flakësh ose të kaldsh dete gjaku e qelbi. Ja, pra, ne jemi të bijtë e një kohe të tillë fatkeqësie dhe humbjeje. Egoizmi, dëshirat dhe kompleksi i botës sonë materiale që janë pjesë përbërëse e cilësisë sonë si njerëz, janë si një akrep që ka hapur gëthapët e përpiqet të na kafshojë. Çdo çast ekziston mundësia që një akrep i tillë të na kafshojë e të na helmojë. Bashkë me pranimin e këtyre të gjithave, gjendjen tonë e vlerësojmë në bazë të parimeve të detyrimit e përfitimit, ngushëllohemi e qetësohemi duke menduar për avantazhet që do të na përftojnë gjithë këto vështirësi, madje, nga një anë, gëzohemi. Sepse, atëherë kur t’i kemi kapërcyer vështirësitë, edhe fitimin do ta kemi po aq të madh sa to. Nëse pasuesit e Profetit patën kapërcyer vështirësi të tilla e qenë lartësuar, edhe arritja e një fati të tillë nga njerëzit e sotëm është rezultati që presim nga Mëshira Hyjnore. Në një periudhë kur janë lehtësuar kaq shumë kushtet për të hyrë në mëkat, sigurisht që edhe ne kemi gabime e mëkate të bëra pa dashje. Vetëm se ajo që na bie përsipër, është të qëndrojmë e të mos largohemi nga dera e mëshirës dhe nga pragu i shtëpisë së Zotit. Këtu, me lejen tuaj, dua të përcjell një ndodhi që u bëhet interprete ndjenjave të mia. Në fëmijërinë time kishim një qen që na ruante dhentë dhe nuk na ndahej prej dere. I mahnitur pas besnikërisë së tij, luaja me të, ivaresha për qafe dhe i jepja gjithmonë diçka për të ngrënë. Ky kujtim i vegjëlisë më vjen vazhdimisht ndërmend. Dhe, duke hapur duart për t’iu lutur Zotit, duke e ruajtur asociacionin e asaj ndodhie me shpresën time, them: ”Zoti im! I drejtohem besnikërisë Tënde që të jesh bujar, mëshirues e falës me mua ashtu siç i tregoja edhe unë miqësi atij qenit të fëmijërisë sime!”

Këto gjëra mund t’i themi edhe në emër të bashkësisë sonë. Përkundër të gjitha mëkateve dhe rrëshqitjeve, bashkësia jonë po bën një shërbim që po e vazhdon me besnikëri dhe për hir të atij shërbimi Zoti i Mëshirshëm nuk do t’i përzërë ata nga dera e Tij!

Ne i pohojmë dhe i pranojmë të metat tona dhe, njëkohësisht, nisur nga mëshira e pasosur e Tij, i lutemi Zotit të na falë. Eshtë pikërisht ky pohim që, në një aspekt, quhet si pendesë. Dhe Allahu nuk e kthen mbrasht pendesën e bërë nga zemra të tilla, e pranon atë.

Ato që thamë gjer këtu, në një aspekt, bartin kuptimin e një raporti mbi gjendjen. Kurse tani dëshiroj të ndalem pak mbi specifikat që duhen bërë kujdes.

E para: Eshtë e domosdoshme të ecet me shumë kujdes mbi një truall të tillë të rrëshqitshëm e të rrezikshëm me gjithçka. Ashtu si do të duhej ecur mbi një fushë të minuar ose si do të duhej kaluar në zonën e një armiku të pamëshirshëm, ashtu edhe duhet treguar kujdes e syçelësi duke kaluar nëpër mjediset e qyteteve tona.

E dyta: Para se të dalim jashtë, duhet t’i kthjellojmë ndjenjat dhe duhet t’u drejtohemi mjeteve që kanë forcë ndikuese mbi botën tonë ndiesore. Këto mjete, siç mund të jenë leximi, vëzhgimi ose dëgiimi i diçkaje, mund të jenë edhe një vetëllogari e thellë. Nuk duhet dalë jashtë para arritjes së një tensionimi të tillë metafizik.

E treta: Nuk duhet dalë vetëm. Duhet gjetur një shok që do të na e tërhiqte vëmendjen dhe që me porositë e tij do të na e mbante në këmbë botën tonë shpirtërore dhe me të duhet dalë jashtë.

E katërta: Kur të shkojmë e të vijmë e kur të shkojmë në vende ku do të na duhet të rrimë për një farë kohe, duhet të bartim me vete, me aq sa janë mundësitë, edhe gjërat që kanë lidhje me jetën tonë e që na shërbejnë si një engjëll mbrojtës. Ato do të na shërbejnë si perde, si mburoja ndaj mëkateve dhe atëherë do të ishte e rrallë rënia në mëkat.

E pesta: Pas ndonjë gabimi ose mëkati duhet vepruar në derën e pendimit. Zemra e besimtarit është zemra ku mëkati rri më pak kohë se në çdo zemër tjetër. Gabimet aty janë si retë kalimtare që na bëhen përkohësisht pengesë mes nesh dhe diellit. Vonesa në pendim bëhet shkak për nxitjen e shpirtit po në atë masë. Dhe në atë mes lehtësohen rrugët për të hyrë në marrëdhënie me mëkate të tjera. Prandaj edhe pa i lënë shesh kësaj, çfarëdo që të jenë përmasat dhe veçoritë e mëkatit, duhet ardhur në vete, duhet vrapuar e hyrë në sferën e mëshirës së Zotit.

Një pasues vjen në prani të Profetit i goditur rëndë në shpirt dhe i thotë: “O i Dërguari i Allahut! U shkatërrova! ” Dhe vazhdon duke i treguar se i kanë shkuar sytë tek një femër ose e ka prekur atë. Para kësaj zemre të thyer pothuajse tronditet vetë rezidenca hyjnore dhe Xhebraili vrapon në ndihmë duke sjellë këtë ajet:

“Fal namaz në të dy skajet e ditës (mëngjes, drekë dhe pasdite) si dhe në orëte para të natës (perëndim idiellit dhe jatsi). Sepse mirësitë i fshijnë mëkatet. Kjo është një kujtesë e bukur për ata që kërkojnë këshilla!” (Kur’ani, Hud:114)

Sidomos ngritja në faljen e natës që i përngjet nurit të botës së varrit, atëherë kur gjumi është më i ëmbël se kurrë dhe vrapimi për t’ iu përgjëruar Zotit, duhen vlerësuar si faktorë për t’i pastruar mëkatet në kohën më të shkurtër.

Lutjet dhe përgjërimet në mes të natës të një zemre të mbushur plot frikë e shpresë, sigurisht që do të gjejnë miratim tek Zoti. Mjafton që ato të bëhen me sinqeritet. Ndërsa adhurimi dhe përkulja para Tij në kohët e namazit bëjnë që të falen mëkatet dhe rrëshqitjet mes dy kohëve që i rrijnë njeriut si rojë mbi kokë, ne duhet të përpiqemi që të fitojmë pëlqimin e Tij edhe me adhurime të tilla si namazi i natës dhe ato suplementare.

Po, ndodhemi të rrethuar në njërën anë me mëkate e, në tjetrën anë, me një sërë avantazhesh që do t’i shpërndanin e shkatërronin ato. Me këtë panoramën tonë që i përngjet shumë situatës së sahabëve, pasuesve të Profetit, mbajmë në dorë, në të njëjtën kohë, edhe rastin për t’iu afruar atyre. Ndërsa ata ndienin në zverk fymëmanjet e revelacionit hyjnor, në qoftë se ne do të arrinim të shpëtonim prej ndikimit të kohës dhe të zinim vendin tonë me një shpirt Muhammedian, do të thotë se, me një mënyrë, e kemi siguruar shpëtimin. Zoti mos na gënjeftë në këtë shpresën tonë! Amin, ashtu qoftë!

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Si mund të mbrohemi nga rreziqet që vijnë prej pasioneve të jetës e të rinisë?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA