Cila lutje bëhet për pagimin e borxhit?
Kur një ditë Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue sel-lem hyri në mesxhid, pa se një sahab nga Ensarët, Ebu Umame (radiallahu anhu) rrinte i mërzitur, e pyeti: “Nuk është vakti i namazit, përse ti je këtu tani?” Ebu Umame (ra) u përgjigj: “O i Dërguari i Zotit, kam një shqetësim përbrenda dhe kam borxhe.” Pas kësaj fjale, Pejgamberi (as) i tha “A të ta mësoj një dua, e cila do të bëhet shkak për largimin e mërzisë dhe për pagimin e borxhit?”. Kur Ebu Umame (ra) i tha ‘Po’, Pejgamberi (as) ia mësoi që sabah – aksham (në mëngjes e në mbrëmje) ta thoshte këtë dua:
“O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga mërzia, shqetësimi, dobësia (pafuqia), dembelia (përtacia), frika, koprracia, të qenit i shtypur nën borxhe dhe të qenit i shtypur nga njerëzit.” (Ebu Davud, istiadhe)
Allahu ju ndihmoftë në çdo çështje.