Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Veprat janë sipas qëllimeve

Tregëtia – Biznesi – Fitimi Hallall

A lejohet blerja me kartë krediti?

Estimated reading: 2 minutes 272 views

Kartat e bankave nuk janë vetëm një lloj. Ka të tilla me interes dhe pa interes. Ka nga ato që paguhen vetëm në ditë të caktuara, ka nga ato që mund të vonohen, varësisht nga kontrata.

Nëse i paguani paratë për mallin që keni blerë me kartë para se të kalojë dita (e kontraktuar), do të keni paguar pa rënë në kamatë – interes. Kështu, nuk do të ketë dëm tek karta juaj.

Nëse nuk e paguani me kohë borxhin e kartës, sigurisht që do të duhet ta paguani borxhin me interes. Kështu, personi hyn në mëkat që konsiderohet nga mëkatet më të mëdha në fenë tonë.

E gjithë çështja është të mos paguash kamatë. Nëse e përdorni pa paguar interes, konsiderohet të mos ketë problem.

Përveç kësaj, institucioni që ka lëshuar kartën e kreditit mund të zbresë një sasi të caktuar shërbimi te shitësi. Ky nuk është interes, por tarifë shërbimi. Marrja e komisionit është legjitim në Islam. Për shërbimin e ofruar do të paguhet një tarifë ndërmjetësimi.

Në fakt, gjëja më e mirë është të mos mësoheni të bëni blerje me një kartë krediti. Sepse karta e kreditit i ofron rehati pronarit të saj sikur ai po bën blerje falas. Mirëpo, ndonjëherë kur vjen dita e pagesës, kuptohet për borxhet e grumbulluara, këtë herë fillon problemi dhe ndeshet edhe vështirësia për t’i paguar të gjitha. Në këtë rast, ose pagesa bëhet duke ngarkuar buxhetin familjar, ose nuk arrihet afati i pagesës dhe ngarkohet me kamatë, një mëkat i madh.

 

Përkthyer nga: http://hikmet.net/kredi-karti-ile-alis-veris-caiz-midir/

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

A lejohet blerja me kartë krediti?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA