A është kamata (interesi) i dhënë nga bankat i njëjtë me interesin e cekur në Kuran? Fajdeja, Ribaja në Islam
Po, interesi i dhënë sot nga bankat është kamata e ndaluar nga Kurani dhe Islami.
Të gjitha kamatat, qofshin për tregti ose për shpenzime personale, janë të ndaluara.
Funksioni i bankave është të japë dhe të marrë para me kamatë, prej nga është edhe fitimi i tyre. Puna kryesore e bankave është tregtia me anë të kamatës, e ata nuk mendojnë fare për prodhimtari, kultivim ose investim.
Të gjithë dijetarët myslimanë janë unanimë se përfitimet që marrin bankat, janë kamatë e ndaluar me Sheriat. Madje, janë mbajtur edhe shumë kongrese me juristë islamë, ku të gjithë janë deklaruar se përfitimet bankare janë kamatë e ndaluar.
Nuk ka gjë që ka ndaluar Allahu xh.sh. e të mos ketë alternativë tjetër nga të lejuarat.
Allahu di më se miri.
Referencat:
https://www.islamgjakova.net/artikulli.php?id=8104
https://sorularlaislamiyet.com/bankalarin-verdigi-faiz-kuranda-belirtilen-faizle-ayni-midir-faiz-alan-birisinin-yemegini-yemenin