Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Kurani fillon me urdhrin “lexo!”

Ndjesitë – Emocionet

Kur zemërohet dikush, cka duhet të veprojë?

Estimated reading: 3 minutes 202 views

Na ndodh shpesh qe te zemerohemi, keshtu qe eshte e rendesishme qe te kuptojme se cka na meson feja Islame per te kaluar dhe menaxhuar zemerimin tone.

Pejgamberi a.s këshillon marrjen e abdestit kur jemi të zemëruar. Për shkak se zemërimi I personit vie nga shejtani i cili është I krijuar nga zjarri. Ndërsa uji është në krye të atyre të cilat e shuajn zjarrin. Përvec marrjes se abdestit, preferohen edhe veprime të tjera si ulja nëse jemi në këmbe, këndimi i besmeles (eudhubilahit), kontakti me dheun (shkelja mbi dhe), ndryshimi i vendit, ndryshimi i angazhimit, etj.

HADITHE RRETH ZEMERIMIT

Transmetohet që Pejgamberi a.s të ketë thënë: “Zemërimi është nga shejtani, shejtani është I krijuar nga zjarri, ndërsa zjarri shuhet me ujë. Kështu që kur dikush nga ju të zemërohet menjëherë le të ngritet për të marr abdest.” Ebu Davud, Edeb 4 (4784). Ndërsa në një hadith tjetër Pejgamberi a.s ka këshilluar: Nëse dikush nga ju zemërohet duke qenë në këmbë, le të ulet menjëherë. Nëse nuk i kalon zemërimi atëherë le të bië ne gjumë.” Ebu Davud, Edeb 4, (4782).

Njëherë, dy persona fjaloseshin në prani të Pejgamberit a.s. Zemërimi që kishin për njëri tjetrin u vërehej qartaz në fytyrat e tyre. Pejgamberi a.s atëher ju tha: “Unë di një fjalë, të cilën nëse e thuani atëherë do të ju largohet zemërimi që e keni. Ajo është: Eudhu bil-lahi minesh-shejtanir-raxhim.” Transmeton Tirmidhiu, Da’avat 53, (3448) dhe Ebu Davud, Edeb 4, (4780).

Njëherë një person erdhi tek Pejgamberi a.s dhe ju drejtua “o Resulullah! Më këshillo me diqka të shkurtë, mos të jetë e gjatë që mos ta harroj” pastaj këtë kërkesë të tijë e përsëriti disa herë. Pejgamberi ynë alejhi selatu ve selam ju përgjigj me një fjalë të vetmë: Mos u zemëro!. Transmeton Buhariu, Edeb 76; Tirmidhiu, Birr 73 (2021); Muvatta, Husnul Hulk 11, (2, 906).

Në një hadith tjetër Pejgamberi a.s transmetohet të ketë thënë: “ Ai i cili arrin ta kontrollojë zemërimin e tij atëherë kur ka mundësi dhe forcë që zemrimin e tij ta shpreh dhe të veprojë në bazë të zemërimit, Allahu në ditën e kijametit do ta ftoj që para krijesave të tjera të zgjedh hyrin që dëshiron për veten

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Kur zemërohet dikush, cka duhet të veprojë?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA