Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Çështja më e rëndësishme është shpëtimi i besimit

Argëtimet

Cilat punë nuk lejohen rreth alkoolit? Pendimi për alkoholin

Estimated reading: 5 minutes 237 views

Janë haram të hahen dhe të pihen të gjitha ato gjëra që të heqin (trullosin) mendjen, helmojnë trupin ose që janë të dëmshme për shëndetin e njeriut. Për këtë arsye, feja Islame ka ndaluar çdo lloj pije dehëse. Në Kuran thuhet:

“O besimtarë! Me të vërtetë, pijet alkoolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit, prandaj largohuni nga këto, me qëllim që të shpëton! Vërtetë, djalli me pije alkoolike dhe me bixhoz kërkon që të fusë midis jush armiqësi e urrejtje dhe t’ju shmange nga të kujtuarit e Allahut dhe kryerja e namazit. Prandaj, a po hiqni dorë’’ (Maide 5/90-91)

Në lidhje me këtë temë, Profeti paqja qoftë mbi të ka thënë: “Çdo gjë dehëse është haram”.[1] “Edhe e pakta e shumicës së gjërave dehëse është haram”.[2] Themelin e urdhrave dhe ndalimeve të fesë Islame e përbëjnë mbrojtja e pesë parimeve thelbësore. Këto detyrime të domosdoshme janë: Feja, jeta, gjenerata, mendja dhe prona. Me të vërtetë të gjitha sistemet juridike në botë kanë marrë nën mbrojtje këto vlera thelbësore. Për këtë arsye është detyrë e çdo kujt për ti mbrojtur këto parime themelore. Pirja e alkoolit ashtu siç është ndaluar nga feja Islame, po ashtu edhe në fetë e tjera hyjnore janë sjellë disa ndalime në lidhje me këtë temë.

Punet e ndaluara qe lidhen me alkoolin

Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: “All-llahu ka mallkuar alkoolin,

  • atë që e pi,
  • atë që e shërben,
  • atë që e shet,
  • atë që e blen,
  • atë që e kullon (shtrydhë rrushin, distilon),
  • atë që e ruan,
  • atë që e bartë,
  • atë që i dërgohet,
  • atë që e hanë fitimin nga ai”. (Transmeton Tirmidhiu dhe Ebu Davudi)

Pijet dehëse janë në dëm të gjeneratave, jetës, mendjes, pronës dhe fesë. Për këtë arsye është në dobi të njeriut në shumë aspekte largimi nga këto lëndë. Të gjithë mjekët, psikologët, dhe sociologët në mënyrë unanime janë të mendimit se pijet alkoolike janë të dëmshme për mendjen, trupin dhe shpirtin si dhe shkaktojnë plagë të rënda për familjen dhe shoqërinë. Pijet alkoolike i hapin rrugë shkatërrimit fizik dhe shpirtëror të njeriut, e largojnë dhe izolojnë gradualisht atë nga shoqëria, e bën njeriun të sëmurë dhe problematik, në periudha të mëvonshme të jetës shkakton çmenduri dhe mjerim; dihet dhe pranohet nga gjithkush se alkooli është shkaku i rëndësishëm i ndarjes së familjes, i krimeve, aksidenteve si dhe shumë problemeve shoqërore. Në ajetet e paraqitura më sipër duken qartë urtësitë e ndalimit të alkoolit dhe bixhozit. Në lidhje me dëmet që shkakton alkooli në shëndetin e njeriut, flasim me një gjuhë, disa degë të shkencave, statistikat e bëra kanë nxjerrë të dhëna dhe situata të frikshme. Për këtë arsye disa shtete bëjnë përpjekje të shumta kundër alkoolit. Ç’do gjë që deh është pije alkoolike dhe është haram. Çdo pije dehëse, e paktë apo e shumtë qoftë ajo, nga çfarëdo lloj lënde që të prodhohet, ka kuptimin e hamrit që përmendet në ajetin Kuranor dhe është haram. (Sipas kësaj birra dhe të ngjashmet me të janë haram). Edhe pijet e nxjerra nga fermentimi i mjaltit, melit (ose misrit) elbit etj, janë haram.

Siç përmendet edhe në hadith, është haram jo vetëm sasia e tepërt e pijeve dehëse por edhe sasia e vogël dhe e paktë e tyre. Është vërtetuar shkencërisht se pijet dehëse me kalimin e kohës fitojnë imunitet dhe bëhen ves i keq, edhe ata që e fillojnë me pak pirjen me kalimin e kohës bëhen të varur nga ajo dhe trupi i njeriut kërkon çdo ditë e më tepër prej saj. Për këtë arsye, rruga më e sigurt për parandalimin e pijes, është ndalimi i të paktës dhe të shumtës, pra ndalimi tërësisht i saj. Ja, pra, Islami për këtë dhe arsye të tjera të shumta e ka bërë haram si të shumtën, po ashtu edhe të paktën e të gjitha pijeve që shkaktojnë dehje.

Pendimi për alkoolin

Si përfundim një këshillë prej Pejgamberit alejhi selam, për ata që pinë pije alkoolike.
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë:
“Kush pi pije alkoolike dhe dehet, nuk do t’i pranohet namazi katërdhjetë ditë, po vdiq hyn në zjarr, e nëse pendohet, Allahu ia pranon pendimin. Nëse kthehet edhe pi përsëri dehet, nuk do t’i pranohet namazi katërdhjetë ditë, po vdiq hyn në zjarr, nëse pendohet Allahu do t’ia pranojë pendimin. Nëse përsëri pi dhe dehet, nuk do t’i pranohet namazi katërdhjetë ditë, nëse vdes do të hyjë në zjarr. e nëse pendohet, Allahu do t’ia pranojë pendimin. E nëse kthehet dje përsëri e bën atë, Allahu e ka hak t’i jep të pijë nga: “Redgatul-Hibal”. Të pranishmit thanë: “O i Dërguari i Allahut ç’është Redgatul-Hibal?” Tha: “Lëngu (qelbi) i banorëve të zjarrit.” (Transmeton Ibn Maxhe)

Allahu e di më së miri!

 

Marre nga: http://islami.al/ilmihali/pijet/

https://islamgjakova.net/artikulli.php?id=6890


[1] Buhari, Eshribe; Muslim, Eshribe, 97-98

[2] Tirmidhi,Eshribe, 3; Ebu Davud, Eshribe, 73

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Cilat punë nuk lejohen rreth alkoolit? Pendimi për alkoholin

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA