Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Besimi është kuptimi i jetës

Martesa – Familja – Fqinjësia

Thuhet se ai i cili nuk fal tre namaze të njëpasnjëshme të xhumasë i prishet niqahu (martesa). A është i saktë një mendim i tillë?

Estimated reading: 2 minutes 163 views

Sipas fesë tonë janë disa mënyra për t’u anuluar martesa fetare (niqahu): vendimi i burrit për të shkurorëzuar gruan  e tij, vendimi i gjykatësit për shkurorëzim, apo devijimi nga feja Islame (Allahu na ruajt). Sipas kësaj, në rast se një person nuk mohon se namazi i xhumasë është farz (obligativ), por nuk e zbaton këtë obligim, ky person ështe gjynahqar. Pra nuk është kafir apo murted (i devijuar nga feja) prandaj edhe niqahu i tij nuk prishet. Ndërsa në rast se personi mohon se namazi i xhumasë është farz atëherë prishet edhe niqahu i tij. Në këtë kuptim një grua besimtare muslimane nuk mund të martohet e as të qëndrojë e martuar me një person të besimit tjetër.

Megjithatë duket se kjo pyetje ka rrjedhur nga një shprehje e cila qarkullohen në popull e ku thuhet “Ai i cili pa ndonjë arsye nuk fal resht tre namaze të xhumasë bëhet mosbesimtar”, sqarojmë se një fjali e tillë nuk është e saktë dhe nuk ka një hadith të tillë sipas kritereve të hadithit. Mirëpo në vend të kësaj kemi hadithin “ Ai i cili pa arsye braktisë namazin e xhumasë, zemra e tij do të vuloset” (Muslim, Xhuma 40) apo sipas disa transmetime tjera “nuk do t’i përputhen dy jakat e tij”. Megjithatë një veprim i tillë nuk rezulton në prishjen e niqahut (martesës).

اَللّٰهُ أَعْلَم

‏Allahu di më së miri

Marrë nga: http://hikmet.net/uc-defa-cuma-namazini-terk-edenin-nikahi-duser-deniyor-dogru-mudur/

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Thuhet se ai i cili nuk fal tre namaze të njëpasnjëshme të xhumasë i prishet niqahu (martesa). A është i saktë një mendim i tillë?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA