A e mbajnë femrat mbulesën për të frenuar epshin e meshkujve?
Edhe meshkujt dhe femrat duhet t’i binden urdhrit të Allahut për t’u mbuluar, jo për shkak të urtësisë që qëndron pas saj, por vetëm dhe vetëm se është urdhër i Allahut, pra për Allahun.
Për këtë arsye, duhet mbuluar vendet e avretit, pavarësisht nëse janë epshorë ose jo, dhe nuk mund të shikojnë vendet që janë haram për t’u parë, edhe nëse e bëjnë këtë pa epsh!
Sidoqoftë, meshkujt dhe femrat krahas veshjes së kujdesshme, duhet edhe të të sillen, të flasin etj. në mënyrë të kujdesshme, të vetëdijshëm që Allahu i sheh ata në cdo moment dhe se do të japin llogari për të gjitha veprimet dhe qëllimet. Për të mos provokuar dhe ngacmuar palën tjetër, duhet të respektuar kufijtë.
Resurset:
https://sorularlaislamiyet.com/kadinlar-erkeklerin-sehvetinin-onune-gecilmesi-icin-mi-tesetture-giriyorlar