Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Kurani fillon me urdhrin “lexo!”

Ç’është Aksioni? Cilesia e puneve te besimtarit

Estimated reading: 4 minutes 134 views

Në një pohim të tij që kërkon vëmendje dhe gjykim të gjithanshëm, i Dërguari i Allahut thotë kështu për aksionin dhe aktin besimor: “Allahu e do besimtarin artist i cili di të bëjë punë!”[1] Po, kështu! Sepse as që mund të thuhet ndryshe! Sepse Allahu thotë kështu në Kur’an: “Thuaju: “Bëni ç’të doni se Allahu, i Dërguari dhe besimtarët do t’i shohin ato që keni bërë!” (Tevbe, 9/105) Kjo do të thotë se bëmat e njerëzve do të vlerësohen sipas disa kritereve dhe normave të caktuara. Në vendin e grumbullimit pas ringjalljes (mahsher), të gjitha bëmat do të ekspozohen dhe secili do t’i shohë me sy inspektues. Ja, me këtë mendim duhet të veprojë e të bëjë punë njeriu! Në një hadith thuhet: “Allahu dëshiron që, kur të bëni punë, ta bëni siç duhet, domethënë, të plotë, të saktë e pa të metë!”[2] Ajeti që cituam më lart është një nga mrekullitë në lidhje me nxitjen për dituri dhe, sipas meje, ka vlerën e një postulati që duhet të vihet në krye të çdo libri. Një përmasë e këtij postulati është zëri që vjen prej Profetit: “Allahu e do besimtarin artist i cili di të bëjë punë!” Një tjetër hadith, por me dokumentim të dobët, që shumica e vënë në kornizë dhe e varin në dyqan, është: “Ai që punon dhe fiton është i dashuri i Allahut!”

Po, Allahu i do ata që punojnë, përpiqen, rropaten, lodhen e fitojnë në përputhje me ligjet e krijimit dhe në mënyrë legale.

Besimi, puna e mirë, besnikëria ndaj të drejtës dhe të vërtetës, këshillimi për drejtësi, durimi, vendosmëria në durim dhe këshillimi për durim janë që të gjitha aksione dhe akte besimore dhe ai që i bën këto, është njeriu i dashur i Allahut. Veprimi brenda botës së Hz. Muhamedit dhe sipas botëkuptimit të tij mbi aksionin dhe aktin besimor është akti më i çmuar dhe ai që të çon më shpejt te dashuria e Allahut. Hz. Muhamedi kurrë s’ka thënë që të mbyllemi si murgjërit brenda mureve të kishës, të mos martohemi, të mos hamë, ta braktisim botën gjersa të bëhemi të afërtit e Zotit! Ai e ka marrë fuqinë epshore të njeriut dhe, duke e orientuar drejt formës së saj legjitime e të pranueshme, ka porositur: “Martohuni me gra pjellore që t’ju duan e t’i doni!”[3] Kurse në një hadith tjetër, Profeti ka bërë këtë tërheqje vëmendjeje: “Martohuni dhe shtohuni sepse ditën e kiametit do të krenohem me shtimin tuaj para umeteve të tjera!”[4] Me këtë porosi ai kërkon të na thotë se, sa më shumë që të bëhemi, aq më shumë do të kënaqim atë, se, kur të kthejë kokën për të parë pas e të shohë ata që përkulen në ruku, ata që bien në sexhde dhe ata që thërrasin në ekstazë “Allahu Ekber, Allahu Ekber!” të vënë në radhë pas tij,  do të gëzohet e do të bëhet i lumtur! I Dërguari i Allahut nuk e ka gjymtuar, nuk e ka shtrembëruar, nuk e ka burgosur ndjenjën njerëzore të prirjes ndaj seksit tjetër dhe të martesës, për rrjedhojë, nuk ka hyrë në rrugë që do të bëheshin shkak për depresione. Këtë ndjenjë ai e ka kanalizuar në rrugë legjitime dhe edhe në këtë pikë ka treguar rrugë që çojnë në pëlqimin dhe kënaqësinë e Allahut! Edukata e dhënë prej tij ka synuar orientimin e krijimit e të natyrës dhe gjetjes së synimeve në përshtatje me qëllimin final të krijimit!

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Ç’është Aksioni? Cilesia e puneve te besimtarit

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA