Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Veprat janë sipas qëllimeve

Cilat lutje bëhen në tehexhud? Lutjet në namaz nate

Estimated reading: 4 minutes 409 views

Profeti ynë (a.s), ngrihej natën dhe falte 11 rekatë namaz, (8 rekatë tehexhud dhe tre rekatë vitër). Kur ngrihej thoshte këto:

“Allahu Ekber” (10 herë)

“Elhamdulil’lah” (10 herë)

“Subhanallah” (10 herë)

“La ilahe il’lallah” (10 herë)

“Estagfirullahe’l-adhim” (10 herë)

“Allahu im, më fal, më udhëzo në rrugën e drejtë, më furnizo me të mira, më jep shëndet!” (10 herë) .

“Allahu im, mbështetem tek Ti nga ngushtica e vendit në ditën e kiametit!” (10 herë)

(Transmetuar nga Ebu Davud, Adab, 99-100 no: 5085)

Ngritjen Natën Për Tehexhud

للَّهُمَّ لَكَ الْحَمْدُ أَنْتَ نُورُ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ وَمَنْ فِيهِنَّ، وَلَكَ الْحَمْدُ أَنْتَ قَيِّمُ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ وَمَنْ فِيهِنَّ، وَلَكَ الْحَمْدُ أَنْتَ الْحَقُّ، وَوَعْدُكَ الْحَقُّ، وَقَوْلُكَ الْحَقُّ، وَلِقَاؤُكَ حَقٌّ، وَالْجَنَّةُ حَقٌّ، وَالنَّارُ حَقٌّ، وَالسَّاعَةُ حَقٌّ، وَالنَّبِيُّونَ حَقٌّ، وَمُحَمَّدٌ حَقٌّ، اللَّهُمَّ لَكَ أَسْلَمْتُ، وَعَلَيْكَ تَوَكَّلْتُ، وَبِكَ آمَنْتُ، وَإِلَيْكَ أَنَبْتُ، وَبِكَ خَاصَمْتُ، وَإِلَيْكَ حَاكَمْتُ، فَاغْفِرْ لِي مَا قَدَّمْتُ وَمَا أَخَّرْتُ، وَمَا أَسْرَرْتُ وَمَا أَعْلَنْتُ أَنْتَ الْمُقَدِّمُ وَأَنْتَ الْمُؤَخِّرُ لا إِلَهَ إِلا أَنْتَ وَلا إِلَهَ غَيْرُكَ (Tirmidhiu, Daauat 29; Bukhari, Tehexhxhud, 1)

Allahu im, lavdia dhe falenderimi të përkasin vetëm Ty! Allahu im, Ti je Vetekzistues në qiej, në tokë dhe mes tyre! Lavdia dhe falenderimi janë të posaçëm vetëm për Ty! Allahu im, Ti je sunduesi i qiejve, i tokës dhe i çdo gjëje që ekziston në to e mes tyre. Çdo lavdi dhe falenderim janë të posaçëm vetëm për Ty! Ti je drita dhe bukuria e qiejve, tokës dhe e çdo gjëje që ekziston në to e mes tyre! Lavdia dhe falenderimi janë të posaçëm vetëm për Ty! Ti je e Vërteta, premtimi Yt është i vërtetë! Edhe bashkimi me Ty është ivërtetë, edhe Fjala Jote është e vërtetë, edhe Xheneti është i vërtetë, edhe Xhehenemi është i vërtetë, edhe Pejgamberët janë të vërtetë, edhe Muhamedi (a.s) është i vërtetë, edhe kiameti është i vërtetë! Allahu im, vetëm Ty t’u dorëzova, vetëm Ty të besova, vetëm Ty t’u dorëzova, vetëm Ty t’u drejtova, vetëm me ndihmën Tënde luftova, vetëm gjykimit Tënd iu drejtova! Allahu im, falmi mëkatet e së kaluarës e të së ardhmes, mëkatet e mia të dukshme e të fshehta dhe mëkatet e mia që Ti i di shumë më mirë se unë! Ti je Ai që më çon përpara mua dhe Ai që më lë pas! Nuk ka zot tjetër veç Teje! Fuqia dhe forca ekzistojnë vetëm me Allahun!

Në Namazin e Vitrit Pas Fatihasë

Në rekatin e parë të këndohet surja “A’la”.

Në rekatin e dytë të këndohet surja “Kafirun”.

Në rekatin e tretë të këndohet surja “Ihlas”.

Pas Vitrit

  1. Mbështetem te Allahu nga shejtani i mallkuar, nga shtytja dhe nxitja e tij!
  2. E madhëroj Allahun, Zotëruesin e botës së dukshme e të fshehtë, Zotëruesin e dinjitetit, Zotëruesin e emrave dhe atributeve të lartë, Zotëruesin e lartësisë dhe madhështisë!
  3. E madhëroj Allahun, Sunduesin e Përgjithshëm e të Shenjtë! (3 herë)

Duke e ngritur zërin:

  1. Zoti i engjëjve dhe i Shpirtit (Xhebrailit)!
  2. Allahu im, mbështetem në pëlqimin Tënd nga zemërimi Yt, mbështetem në kënaqësinë Tënde nga ndëshkimi Yt, mbështetem në butësinë Tënde nga ashpërsia Jote! Pohoj se jam i paaftë për të të thurur lavdi Ty, Ti je i lavdishëm aq sa ç’e bën veten Tënde Ti!

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Cilat lutje bëhen në tehexhud? Lutjet në namaz nate

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA