Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Kurani fillon me urdhrin “lexo!”

Si t’i shmangemi mendimit se mirësitë e Zotit janë nga vetja jonë?

Estimated reading: 6 minutes 108 views

PYETJE: Shihet që ka zhvillime pozitive përreth botës në ringjalljen e vlerave shpirtërore dhe etike. Si mund ta vendosin besimtarët vetveten në një tokë në të cilën çdo gjë i atribuohet Zotit?

Kjo çështje ka dy aspekte; po shtjellojmë aspektin e parë, pasi që tjetra është përtej kapacitetit tonë. Sa i përket aspektit që lidhet me ne, shërbimi për të ringjallur vlerat etike bëhet vetëm pse Zoti ka urdhëruar ashtu. Përderisa të gjitha veprat tona, të cilat të shkaktojnë netë pa gjumë, prishin rahatinë tonë, të lënë të uritur dhe të etur, të lodhin mendjen dhe trupin, nuk bëhen për kënaqësi të Zotit, do të thotë se kemi bërë vepra të padobishme. Të vepruarit me sinqeritet është thelbi i çdo vepre. Nëse ka shpirt të tillë, veprat që i kemi bërë dhe ato që do t’i bëjmë nuk bartin ndonjë vlerë.

“O besimtarë! Binduni Allahut dhe të Dërguarit kur ju thërret drejt asaj që ju jep jetë! (Enfal 8:24)

Pra, kjo është një çështje e të jetësuarit, të gjallërohesh dhe t’i ndihmosh të tjerët të gjallërohen. Dhe kjo ringjallje, qartësisht siç përmendet në këtë ajet, bëhet vetëm përmes besimit dhe duke e bërë thelbin e jetës sonë jetësimin. Mendimet dhe dëshirat tona personale, asnjëherë nuk duhet të ndërhyjnë në veprat tona që bëhen për kënaqësinë e Zotit, ashtu që të arrijmë “shkallën e kënaqësisë”. Kjo është e rëndësishme për shkak se ka një drejtpeshim këtu. Për shembull, të besuarit se një njeri i pabesë do të përballet me dënimet e varrit mund të shkaktojë fyerje te disa shpirtëra të ndjeshëm; por ky është një mendim në të cilin nuk kemi çfarë të themi tjetër. Kjo po ashtu do ta vendoste balancën tonë drejt prishjes nëse do të gjykonim me ndjenjat tona personale. Për këtë arsye, duhet të qëndrojmë të drejtë në atë çfarë ka vendosur Zoti në Kur’an dhe të jemi të kënaqur me të, veçanërisht kur mendojmë se mund t’i shërbejmë Zotit në mënyra të tjera; për këtë do të japim përgjegjësi.

Aspekti tjetër, siç u përmend se është përtej kapacitetit tonë, t’ju imponojmë të tjerëve mesazhin tonë. Kjo është diçka përtej fuqisë dhe aftësive tona, dhe për këtë nuk japim përgjegjësi. Ashtu siç i bën Zoti të tjerët të pranojnë të vërtetën , dhe është po Ai i cili i bën ata të mos pranojnë. Nëse fjalët tona vlerësohen dhe njerëzit i përgjigjen thirrjes sonë, ne nuk mund ta lidhim këtë me aftësitë, diturinë dhe inteligjencën tonë, sepse çdo gjë është prej mirësive të Zotit. Në të kundërtën, nëse nuk na vlerësohen fjalët, duhet ta pyesim vetën tonë, ta pastrojmë nijetin tone, qëllimin dhe adhurimet; vazhdimisht ta kontrollojmë vetveten dhe asnjëherë të mos dëshpërohemi. Përgjatë historisë, shumë figura të mëdha të njerëzve të logjikës dhe arsyes erdhën e shkuan, dhe u ndjekën nga një grusht njerëzish. Po ashtu, shumë njerëz të bekuar dhe të inspiruar erdhën në këtë botë, pas të cilëve shkuan vetëm një ose dy ndjekës. Padyshim, besimi është një pishtar të cilin e ndez Zoti në zemrën e shërbëtorit të Vet, dhe vendimi për ta ndezur pishtarin i takon Autoritetit të Tij.

Said Nursiu eci në rrugën e shenjtë, për hir të Zotit, përgjatë gjithë jetës ai asnjëherë nuk i lidhi sukseset e tija me vetveten. Ai vazhdimisht hidhte tutje egon e tij duke thënë: “Zoti i Gjithë mëshirshëm mundet ta lartësojë fenë e Tij përmes një robi gjynahqar; po, ti duhet të mendosh se mos je ti ai shërbëtori gjynahqar!” Në këtë mënyrë, ai jetoi duke e kontrolluar vetveten, ndaj edhe thoshte “ti nuk mund t’i bësh marrës të këtyre bekimeve, por një fragment i thjeshtë prej të cilit të tjerët mund të i marrin ato!”

Sidoqoftë, gjeneratat pas tij filluan t’i shërbenin Zotit me ato që kishin mbetur në periudhën e tij, dhe fillonin të mendonin se çka tjetër mund të bënin. Dhe sërish, Zoti i Gjithë mëshirshëm vendosi bekimet e Tij mbi ta, dhe sot, është ajo që po shihni, vepra e Tij e bërë gjithçka prej materialit të Tij. Në fund, rezultati përfundimtar është një bollëk bekimesh e cila e tejkalon punën e të shenjtëve.

“Gjithçka bëhet e lehtë kur Zoti shfaq Vetveten;                                                                                                               I krijon shkaqet dhe i dhuron frutat brenda një momenti.”

Është një fakt i qartë që këto shërbime nuk mund të kryhen nga njerëz që vrapojnë poshtë e lart; disa prej nesh jemi aq të dobët saqë dëshirojmë ta lejmë punën në gjysmë kur përballemi me vështirësi dhe depresione, por kur kuptojmë se rrugët e tjera nuk kanë rrugëdalje, atëherë kthehemi prape të përkushtuar. Edhe pse një grup i njerëzve mund të marrë shpërblime të mëdha prej sinqeritetit dhe punës së palodhur, duhet ta pranojmë se Zoti i Gjthëmëshirshëm është dhënësi i gjithckaje. Pra, askush nuk duhet t’i përzij shërbimet me mendime të tjera ose pritshmëri prej të ardhmes. Askush nuk duhet t’i përdor këto rezultate të shërbimeve për përfitime personale. Sidoqoftë, çdo pranvera e bekimeve që do t’i arrijë gjeneratat e tjera, mund të bëhet e thatë duke i menduar bekimet si prej nesh.

Për këtë arsye, është mirë ta kontrollojmë mirë vetveten, dhe ta shohim veten përgjegjës për veprat që i bëjmë. Secila prej këtyre mirësive duhet të shtojë robërinë duke shtuar adhurimet tona e duke u thelluar, dhe duke mos dyshuar se mirësitë mund të shtohen përmes mirënjohjes ndaj Zotit. Duhet ta rishqyrtojmë vetveten, nëse nuk po ju japim prioritet Namazeve, nëse po i bindemi egos, dhe po kënaqemi me kënaqësitë e kësaj bote, atëherë vetëm se kemi filluar t’i prishim këto mirësi.

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Si t’i shmangemi mendimit se mirësitë e Zotit janë nga vetja jonë?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA