Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Besimi është kuptimi i jetës

Cka kuptojmë me shprehjen: të qenët i kënaqur me atë që ke?

Estimated reading: 3 minutes 127 views

Imam Muslimi dhe Ibni Maxhe përcjellin prej Avf bin Malikut: “Një ditë ndodheshim pranë të Dërguarit të Allahut dhe bëheshim gjer 9-10 vetë. Ai na tha: “Jepni besën!” Të gjithë mbetëm të habitur. A nuk ishim ne që i kishim dhënë besën disa herë? Prandaj e pyetëm: “O i Dërguari i Allahut! Për ç’gjë të të japim besën?” Ai na u përgjigj: “Të më jepni besën se do ta adhuroni vetëm Allahun dhe nuk do të njihni zot tjetër veç Tij, se do të falni pesë kohë namaz dhe se s’do të kërkoni asgjë prej të tjerëve!”

Duke i thënë këto fjalët e fundit, e uli shumë zërin dhe dukej sikur bënte përpjekje të mos e dëgjonte kush. Mund që, po të dëgjohej, sahabet, shokët të cilëve u kërkohej të jepnin besën, të turpëroheshin. I Dërguari i Allahut ishte njeri shumë i ndjeshëm. Ai kurrë nuk e kishte kaluar masën e konfidencës me shokët.

Dhe vitet kalojnë, kurse disa prej personave që morën pjesë në atë dhënie bese, bien në varfëri. Bien në varfëri, por nuk ia zgjasin dorën askujt dhe aq të ndjeshëm tregohen në këtë drejtim, saqë, po t’u bjerë kamxhiku nga dora tek shkojnë kaluar, nuk i luten ndonjë kalimtari t’ua japë![1] Ka mundësi që pas asaj besëdhënieje, askush prej tyre nuk i ka kërkuar ndokujt qoftë edhe një gotë ujë!

Ngjarje nga jeta e të Dërguarit s.a.v.s

Në veprën e vet “Sahih”, imam Buhariu tregon: “Hakim b. Hizam erdhi te i Dërguari i Allahut dhe i kërkoi diçka. I Dërguari i Allahut ia dha. Por ai nuk u mjaftua me aq. Ai i kërkoi diçka tjetër të Dërguarit të Allahut dhe ai ia dha. Pastaj personi i kërkoi edhe diçka tjetër dhe i Dërguari i Allahut ia dha edhe atë. Mirëpo kërkesat e personit nuk kishin të mbaruar. Pasi i plotësoi disa kërkesa, i Dërguari i Allahut i tha: “Kjo botë është e ëmbël, e këndshme, e blertë. Shumica prej jush mund të jepeni pas tërheqjes së saj dhe të humbni. Po t’ju jepet diçka pa kërkuar, ju bëhet e bekuar. Por po t’ju jepet me të kërkuar, ju bëhet barrë dhe mbeteni nën detyrimin e mirënjohjes. Kurrsesi mos kërkoni!” Më vonë ky person ra në gjendje për të lypur, por as Ebu Bekri, as Omeri nuk mundën ta bënin të pranonte ndonjë gjë si sadaka, zekat apo nga plaçka e luftës. Ai thoshte “jo” dhe këmbëngulte për të mos marrë!”[2]

[1] Muslim, Zekat, 108; Ibni Maxhe, Xhihad, 41.

[2] Buhari, Vesaja, 9.

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Cka kuptojmë me shprehjen: të qenët i kënaqur me atë që ke?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA