Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Besimi është kuptimi i jetës

A mund të lutemi për jo-besimtarët e hipokritët?

Estimated reading: 2 minutes 142 views

Duaja që Allahu t’i falë e t’i mëshiroj jobesimtarët nuk lejohet: “Nuk është e drejtë për Pejgamberin e as për besimtarët të kërkojnë falje për idhujtarët, edhe nëse janë të afërt të tyre, pasi ta kenë të qartë se me të vërtetë ata (idhujtarët) janë banues të xhehenemit.” (Teube: 113)

Dhe për hipokritët: Dhe asnjërit prej tyre kur të vdesin, mos ia fal namazin (e xhenazës) kurrë, e as mos qëndro pranë varrit të tij (për lutje e vizitë), pse ata mohuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe vdiqën kryeneçë. (Teube: 84)

Por është sunnet të bëhet dua (lutje) për udhëzimin e tyre:

Kur banorët e Taifit rezultuan po aq barbarë dhe intolerantë duke përbuzur mesazhin e pejgamberit a.s. për njëshmërinë e Zotit, një engjëll iu prezantua duke i ofruar zgjidhjen e shkatërrimit të gjithë qytetit për shkak të sjelljes arrogante dhe urrejtjes së treguar kundër Tij. Por, Profeti i Meshires a.s lutej rregullisht për popullin e tij duke thënë: “O Zot, udhëzoji njerëzit e mi sepse ata nuk e dinë të vërtetën!” Ai vazhdonte të lutej për ta edhe pse ai vetë dhe njerëzit që e pasonin, vuanin, torturoheshin dhe talleshin nga armiqtë e Islamit.

Në një rast disa nga shokët e tij i thanë: “Fisi i Dausit ka mohuar fenë dhe ka kundërshtuar urdhrat e tu. Lutju Zotit kundër tyre!”. Përkundër pritshmërisë së tyre, Profeti a.s tha: “O Allah! Udhëzoje fisin e Dausit dhe bashkoje në rrugën tonë.” (Buhariu)

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

A mund të lutemi për jo-besimtarët e hipokritët?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA