Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Besimi është kuptimi i jetës

Cilët janë librat hyjnorë dhe llojet e tyre? Besimi në libra

Estimated reading: 4 minutes 352 views

Librat hyjnorë, në përgjithësi, sipas vëllimit dhe madhësisë së popullatës që i janë drejtuar, vlerësohen në dy grupe: fletë (suhuf) dhe libra (kitab).

a) Fletët

Janë libra të vegjël dhe broshura të përbëra prej disa fletësh të zbritura popullatave të vogla në kuadër të ngushtë, të mjaftueshme për t’u dhënë përgjigje nevojave të tyre. Në Kuran bëhet fjalë për fletët e para të zbritura Profetëve. Veçanërisht, në Kuran bëhet fjalë për fletët e dërguara Profetit Ibrahim dhe për librat e dhënë Profetëve të ardhur nga soji i tij, si Is’haku, Jakubi, Sulejmani, Jusufi dhe Zekerija (alejhimus selam), gjë që mbështet ekzistencën e librave të vegjël në formë fletësh. Në Kuran nuk është thënë se cilëve Profetë veç këtyre u janë dhënë fletë.

Nga Profeti ynë (s.a.s.) është përcjellë se Ademit (a.s) i janë dhënë 10 fletë, Shitit (a.s) 50 fletë, Idrisit (a.s) 30 fletë dhe Ibrahimit (a.s) 10 fletë.

Në fletët e dhënë Profetëve ka pasur tema që janë baza e të gjitha feve, si besimi në Allahun si Zoti i vetëm i gjithësisë, ahireti ose jeta e pasme është e përhershme dhe më e dobishme se kjo jetë, arritja e shpëtimit me anë të namazit, respekti, këshillat dhe predikimi, etj.

b) Librat

Librat, që janë më të vëllimshëm se fletët dhe të lidhur, që përmbajnë mesazhe universale dhe përmenden me një emër të përveçëm, janë katër: Teurati, Zeburi, Ungjilli dhe Kurani.

Teurati: Teurati që është një fjalë hebraishte, do të thotë “ligj, legjislacion dhe doktrinë”. I është zbritur Profetit Musa (a.s). Besimi se origjinali i këtij libri është fjalë e Allahut, është detyrim (farz) për çdo musliman; mohimi i kësaj e çon personin në mohim (kufr). Në Kuran bëhet e ditur hapur se Teurati është një ndër librat e shenjtë të Allahut: “Ne e zbritëm Teuratin, në të cilin ka udhëzim dhe dritë!” (Maide, 5/44 So njihen tre ekzemplarë të Teuratit, të emërtuar Testamenti i Vjetër: ekzemplari hebraisht i pranuar nga hebrenjtë dhe protestantët, ekzemplari greqisht i pranuar nga kishat e krishtere të Romës dhe të Lindjes dhe ekzemplari samaritan i pranuar nga samaritanët.

Zeburi: Zebur (Psalmet) në hebraishte do të thotë “letër e shkruar” dhe, në arabishte, “libër”. Eshtë emri i librit hyjnor të zbritur Profetit Daud (a.s). Në lidhje me këtë specifikë, në Kuran thuhet: “Dhe Daudit i dhamë Zeburin.” (Isra, 17/55) Besimi se Zeburi në formën me të cilën është zbritur, është fjala e Allahut, është nga bazat e besimit.

Ungjilli: Ungjilli që, si fjalë, do të thotë “përgëzim, doktrinë”. Eshtë emri i librit të shenjtë të zbritur Profetit Isa (a.s). Besimi edhe i këtij libri me formën e zbritur Isait (a.s) nga Allahu është nga domosdoshmëritë e besimit. Lidhur me këtë libër hyjnor, në Kuran thuhet kështu. Pas atyre profetëve, Ne dërguam Isain, të birin e Merjemes, si vërtetues të Teuratit që kishte ardhur para tij. Dhe i dhamë atij Ungjillin, në të cilin ka udhëzim dhe dritë, si përmbushje të asaj që ishte shpallur para tij në Teurat dhe si udhërrëfim e këshillë për ata që i frikësohen Allahut! (Maide, 5/46)

Kurani:

Kurani është Libri i fundit Hyjnor, Fjala më e përsosur e Allahut (xh.xxh), që përfshin në vetvete edhe librat e mëparshëm hyjnorë,dërguar njerëzimit deri në fund të jetës së kësaj bote, nëpërmjet njeriut më të dashur, robit më të zgjedhur, vulës së Profetëve, Krenarisë së Njerëzimit, Profetit Muhamed, paqja qoftë mbi Të.

Marre nga:http://islami.al/librat-hyjnore-dhe-llojet-e-tyre/

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Cilët janë librat hyjnorë dhe llojet e tyre? Besimi në libra

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA