Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Çështja më e rëndësishme është shpëtimi i besimit

Cka janë kriteret në bisedën mashkull femër?

Estimated reading: 3 minutes 142 views

Islami nuk i ka ndaluar gratë të bisedojnë me burrat, por ka vendosur disa masa për të balancuar çështjen. Kur’ani, që e ka vënë këtë parim për të na mësuar që të sillemi me maturi, thotë: “Kur ju dëshironi diçka nga gratë e Pejgamberit, ose t’i pyesni ato ndonjë pyetje, atëherë kërkoni ose pyesni ato nga pas perdes ” (Sure Ahzab, 33/53) .

Ajeti i shpallur në lidhje me gratë e Pejgamberit a.s., vlenë për të gjithë muslimanët në përgjithësi. Ajeti fillimisht iu drejtohet grave të Pejgamberit a.s. të cilat janë nënat tona. Pas Profetit tonë, nuk është e lejuar martesa me to derisa të vdesin. Në pjesën e dytë të ajetit flitet për ndjeshmërinë dh kujdesin e thellë të sahabëve. Nëse e shohim me kujdes ajetin më sipër, Allahu Teala këtë urdhër ua drejton dy grupeve, të cilat kanë një ndjeshmëri të jashtëzakonshme në të jetuarit e islamit. Nëse këto urdhra u jepen atyre, është e qartë se sa ne si muslimanë pasardhës të tyre duhet të jemi gjithashtu  të ndjeshëm e të kujdesshëm.

Një tjetër ajet

Në një varg tjetër, thuhet: “O gratë e Pejgamberit! Ju, nuk jeni si gratë tjera. Nëse i druani Allahut, mos flisni përkëdhelshëm, e që t’ju dëshirojë ai – i cili në zemrën e tij ka sëmundje (qëllim të keq); dhe, flisni në mënyrë serioze (të njerëzishme)!. “(Sure el-Ahzab, 33/32). Në qoftë se ata që janë në majat më të larta janë urdhëruar kështu, atëherë ky urdhër vlen gjithsesi edhe për ne.

Në përmbledhje; Ekziston një lidhje mes krijimit të burrit dhe gruas. Edhe pse i tërhiqet më shumë  vëmendja femrës, si rezultat, edhe burrat nuk janë liruar nga kjo çështje. Pra, duke folur në raste të nevojës, të dy palët i kushtojnë vëmendje  kujdesit të tyre, pa provokuar palën tjetër, duke mos shikuar vazhdimisht në fytyrë, duke folur për gjëra të nevojshme, pa e tepruar. Kështu, duhet të jetë serioz, dinjitoz dhe i kujdesshëm në një mënyrë të denjë për një musliman.

Kur është fjala për tu parë dhe biseduar me të dashurin/dashurën?

Kjo duhet bërë me qëllim të njoftimit. Nuk duhet parë vetëm anën e lejueshmërisë së takimit, por para së gjithash duhet kujtuar se myslimani  është prezentuas i myslimanllëkut me mënyrën e tij të përfaqësimit dhe komunikimit. Po, është detyrë që ne t’i informojmë njerëzit për bukurinë që duam dhe për të pasqyruar bukurinë e fesë sonë në çdo rast, dhe nëse nuk e bëjmë këtë atëherë ngarkohemi me përgjegjësi.

اَللّٰهُ أَعْلَم

‏Allahu di më së miri

Marrë/përkthyer nga: http://hikmet.net/kadinla-erkegin-konusmasinin-olcusu-nedir/

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Cka janë kriteret në bisedën mashkull femër?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA