Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Kurani fillon me urdhrin “lexo!”

Cka nëse femra sheh njolla para ose pas ditëve normale të menstruacionit? Ibadetet gjate istihades

Estimated reading: 5 minutes 107 views

Aspekti biologjik

Menstruacioni, ose perioda, është gjakderdhje normale vaginale që ndodh si pjesë e ciklit mujor të një femre në moshën madhore. Çdo muaj, trupi përgatitet për shtatzëninë. Nëse nuk ndodh shtatzënia, mitra heq membranën e saj. Gjaku menstrual është pjesërisht gjak dhe pjesërisht ind nga brendësia e mitrës. Cikli menstrual i referohet kohës midis ditës së parë të një periudhe dhe ditës së parë të tjetrës. Cikli zakonisht zgjat nga 25 deri në 30 ditë, por mund të jetë më i gjatë ose më i shkurtër. Perioda i referohet kohës e rrjedhjeve të gjakut menstrual. Termi Islam për menstruacionet është Hajd (Hajz).

Gjakderdhja jonormale vaginale midis periodave quhet gjakderdhje ndërmenstruale, njollosje dhe metrorragji në terminologjinë mjekësore dhe Istihade (Istihaze) në atë Islame. Kur gjakderdhja ndodh midis periodave normale, ka shumë shkaqe të mundshme: rritje në mitrën ose qafën e mitrës, stresi, ndryshim në ilaçe, abort, thatësi vaginale, çekuilibër hormonal etj.

Aspekti Islam

Menstruacionet zgjasin të paktën tre, më së shumti dhjetë ditë. Periudha e pastrimit midis të dyve është të paktën pesëmbëdhjetë ditë (Darekutni, Sunan, Hajz, 61). Sasia, gjatësia e periudhës dhe frekuenca e menstruacioneve mund të dallojnë nga njëra femër te tjetra dhe nga muaji në muaj. Disa femra kanë ditë të rregullta menstruale e disa jo.

Cka duhet bërë kur ndryshojnë ditët e rregullta menstruale?

Për shembull, nëse një femër që ka gjashtë ditë në gjendjen e mëparshme normale dhe nuk pastrohet në fund të ditës së gjashtë, ditët që sheh gjak përveç gjashtë ditëve llogariten gjithashtu si menstruale, përveç nëse kjo gjendje tejkalon dhjetë ditë. Por nëse kjo periudhë tejkalon dhjetë ditë, për shembull nëse arrin dymbëdhjetë ditë, gjendja menstruale e kësaj femre konsiderohet gjashtë ditë. Meqenëse gjaku që shihet pas ditës së dhjetë është në çdo rast gjak istihade, femra kryen namazin e saj dhe agjëron pas ditës së 10të. Sa i përket ditëve të 7-10, duhet bërë kaza namazet dhe agjerimet e ketyre katër ditëve gjithashtu. Pra, gjaku i dalë si rezultat i një gjakrrjedhjeje anomalie (istihade) është vetëm një situatë anomalie e justifikuar që e prish abdesin sikurse dhe gjakrrjedhja e vazhdueshme nga hunda.

Istihade është një sëmundje që shkaktohet, sipas shprehjes së Profetit, nga “çarja e damarit”dhe që vazhdon pandërprerë gjer në shërim.[1] Me sa dimë, në kohën e Profetit ishin 3 ose 5 femra të sëmura me istihade. Njëra nga këto është bashkëshortja e Profetit, Zejneb binti Xhahsh. I Dërguari i Allahut paqja qoftë mbi të e ka porositur kështu atë në lidhje me sëmundjen: “Kur të ngrihesh në namazin e mëngjesit, bëj gusl. Pastaj, pak para iqindisë bëj përsëri gusl dhe me të fal namazet e drekës dhe të iqindisë. Afër fundit të kohës së mbrëmjes bëj përsëri gusl dhe me të fal njëri pas tjetrit namazet e mbrëmjes dhe jacisë.” Siç shihet këtu, femra bën gusl tri herë në ditë dhe çdo namaz e fal në kohë. Pas kësaj, i Dërguari i Allahut i thotë: “Vepro kështu po të kesh mundësi, ndryshe, për çdo namaz merr abdes të veçantë.”[2]

Siç mund ta pranojë çdokush, këtu, mënyra e parë e veprimit është më me vlerë, por zbatimi praktik i saj është mjaft i vështirë dhe lodhës. Megjithëkëtë, femra e cila, pavarësisht nga gjithçka, zgjedh mënyrën e parë të këshilluar nga i Dërguari i Allahut për të shoqen, ka të drejtë të veprojë sipas zgjedhjes së saj.

Cka duhet bërë kur femra ka vazhdimisht perioda te pa-rregullta?

Kjo përfshin gjendjen kur femra ka vazhdimisht perioda të parregullta dhe ka parë njollë para fundit të dhjetë ditëve. Për shembull, nëse femra me menstruacione të parregullta mendon se menstruacionet e saj kanë mbaruar në ditën e gjashtë, merr gusel. Pastaj, përsëri në ditën e tetë sheh njollë kafe ose gjakderdhje, në këtë rast ajo merr gusel përsëri dhe duhet ta beje kaza agjerimin e asaj dite.

Por nëse femra ka perioda të rregullta, njollat që shihen para dhe prapa periodave konsiderohen istihade dhe femra në këtë situatë nuk ka pse të merr gusel, mund ta vazhdojë agjërimin e ditës.

 

Resurset

[1] Nesai, Taharet, 133; Darimi, Vudu, 847.

[2] Ebu Davud, Taharet, 110.

http://islami.al/ilmihali/c-gjakrrjedhja-nga-nje-anomali-istihade/

https://www.healthline.com/health/vaginal-bleeding-between-periods

https://sorularlaislamiyet.com/normal-hayiz-gunlerinden-once-veya-sonra-da-leke-goren-kadin-nasil-davranmalidir

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Cka nëse femra sheh njolla para ose pas ditëve normale të menstruacionit? Ibadetet gjate istihades

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA