Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Kurani fillon me urdhrin “lexo!”

A del imani nga njeriu ndërkohë që ai po kryen ndonjë gjynah ?

Estimated reading: 4 minutes 147 views

A ekziston një fjalë e tillë “Kur besimtari kryen një kebair (gjynah të madh) imani del nga ai person, kur ta përfundojë imani i rikthehet sërish atij; pra, për shkak se personi nuk mund ta bëjë atë gjynah nëse ka iman, prandaj, imani e braktis zemrën e besimtarit, e më pas rikthehet”? Nëse ka, nëse personi vdes duke bërë një gjynah, a vdes pa iman; si do të jetë gjendja e tij në ahiret?

Ekziston një shprehje e këtillë:
“Përgjigjja për pyetjen ‘Si mund të jetë ende besimtar ai i cili kryen një gjynah të madh?’ është: Për shkak se nefsi i njeriut parapëlqen një lezet (kënaqësi) të menjëhershme dhe të gatshme “disa gram” më shumë se sa “shumë kilogram” kënaqësi që do të vijë në të ardhmen dhe që për momentin është e padukshme; ai druhet më shumë nga frika e një shpulle tani, sesa nga një ndëshkim i madh vitin tjetër. Nëse ndjenjat dominojnë më shumë te njeriu, ato nuk e dëgjojnë gjykimin e mendjes. Mbi të dominojnë entuziazmi dhe iluzioni, si rezultat njeriu zgjedh një kënaqësi minimale dhe të parëndësishme por të tashme, në vend të një shpërblimi të madh por që vjen më vonë. Dhe ai druhet nga një dënim/ndëshkim të vogël tani më shumë sesa një ndëshkim i mëvonshëm. Sepse, entuziazmi, mendimet boshe dhe ndjenjat nuk e shikojnë dot të ardhmen (ato që vijnë përpara) dhe madje e mohojnë atë. Nëse këtyre u ndihmon edhe nefsi, zemra dhe mendja (të cilat janë vendet e qëndrimit të imanit) heshtin dhe mposhten. Prandaj, kryerja e gjynaheve të mëdha (kebair) NUK vjen nga mungesa e imanit, por me mposhtjen që ndjenjat (ndjesitë) dhe mendimet boshe i bëjnë mendjes dhe zemrës.”
Allahu a’lem (Allahu e di më së miri). Ashtu siç përmendet aty, në çastin e kryerjen së gjynahut bëhet fjalë për mposhtje ndaj nefsit të mendjes e të zemrës, e rrjedhimisht të imanit që është në zemër. Përndryshe, kjo NUK do të thotë që personi i cili kryen një gjynah të madh del nga imani (bëhet jobesimtar). Dijetarët e Ehli Sunnet uel Xhemaat-it janë (ittifak) unanimisht të mendimit se veprat nuk janë pjesë e imanit, prandaj pohojnë se ata të cilët kryejnë vepra të këqija nuk do të bëhen njerëz pa iman (jobesimtarë). Një nga argumentet në lidhje me këtë çështje është përmendja e fjalëve “iman” (besim) dhe “amel” (vepër) veç e veç (në mënyrë të ndarë) dhe fakti që nuk janë të lidhura me fjalën “ue” (dhe). Po të lidheshin me fjalën “eu” (ose), atëherë të dyja (imani dhe vepra) do të ishin njësoj, dhe rrjedhimisht, ai i cili kryente një gjynah, do të humbte edhe imanin.
Pas këtij informacioni duhet theksuar edhe këtë gjë: Sado që ata të cilët kryejnë gjynahe të mëdha nuk humbin imanin (nuk bëhen jobesimtarë), gjynahet i sjellin dëm të madh imanit të personit. Allahu na ruajttë, nëse njeriu vdes duke kryer gjynah, edhe nëse ne nuk themi/nuk mund të themi për të se “shkoi pa iman”, dominon rëndë fakti se gjendja e tij do të jetë në rrezik.

Allahu (xh.sh.) i ruajttë të gjithë njerëzit e imanit (besimtarët) nga fundi i keq.

اَللّٰهُ أَعْلَم

Allahu di më së miri

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

A del imani nga njeriu ndërkohë që ai po kryen ndonjë gjynah ?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA