Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Veprat janë sipas qëllimeve

Kur falim namaz dhe qëndrojmë në këmbë, sa duhet të jetë hapësira mes këmbëve?

Estimated reading: 2 minutes 119 views

Hapësira mes këmbëve mund të jetë katër gishtërinj ose sa gjerësia e shpatullave, kjo nuk është as vaxhib, as mubah, as mekruh dhe as haram përsa i përket veprave të të obliguarit. Kjo është një çështje jashtë farzit, sunetit dhe vaxhibit të namazit.

Në disa ilmihale ka të dhëna se hapësira mes këmbëve duhet të jetë katër gishtërinj. Por në asnjë libër të fikhut nuk është e mundur të gjesh diçka të tillë. Përkundrazi, në librat e hadithit në kapitujt e “rregullimit të safeve”, shpjegohet për vendosjen e këpucëve mes të këmbëve gjatë faljes së namazit, për bashkimin e pjesëve të jashtme ose të thembrave kur rreshtohemi për të formuar safet dhe tregohet për formimin e kallos nga bashkimi i thembrave.

Prandaj koncepti i katër gishtërinjve lind nga një burim etik. Njerëzit edhe këtu përdorin matje të cilat i përdorin në marrëdhëniet e përditshme dhe gabohen duke i përdorur ato në lidhjen me Allahun. Profeti (s.a.s) urdhëron: “Faluni ashtu siç më shihni mua duke u falur.” Qëndrimi që duhet të mbajmë ndaj lidhjes me Allahun nuk duhet të bazohet tek konceptet e shekullit, por në konceptet e transmetuara nga Profeti (a.s). Lexo ketu rreth faljes se namazit per se brenshmi.

Përveç kësaj, nuk ka asnjë kuptim të debatojmë rreth çështjeve që kanë lidhje me hollësirat. Një njeri i cili nuk e zbaton masën e hapësirës mes këmbëve -qoftë edhe sunnet- do të thotë që ka lënë një sunnet dhe mban përgjegjësi për të. Por njerëzit të cilët flasin gjatë gjithë kohës duke bërë komente rreth kësaj çështjeje, bëjnë thashetheme gjë e cila është e ndaluar.

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Kur falim namaz dhe qëndrojmë në këmbë, sa duhet të jetë hapësira mes këmbëve?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA