Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Çështja më e rëndësishme është shpëtimi i besimit

Pse femrat lirohen nga adhurimet në ditët e posaçme? Menstruacionet

Estimated reading: 3 minutes 106 views

Allahu është zotëruesi i gjithçkaje dhe e administron si të dojë në pronën e vet. Ai i ka krijuar gratë me një natyrë të caktuar dhe me atë natyrë u ka dhënë një sëmundje në të cilën, në ditë të caktuara të muajit, sundon gjendja e papastërtisë që i quajmë menstruacionet ose të përmuajshmet dhe ka thënë se, gjatë këtyre ditëve të caktuara, ato nuk duhet të kryejnë disa detyra dhe të vënë në vend disa përgjegjësi të caktuara. Në të vërtetë, konkluzione të tilla kufizuese vlejnë edhe për meshkujt, për shembull, si ndalimi i prekjes dhe këndimit të Kuranit në gjendjen e papastërtisë seksuale dhe mungesës së abdesit.

Si domosdoshmëri e krijimit të tyre dhe ndarjes së punës në jetën shoqërore, femrat janë qenie që përballojnë shumë barrë dhe vështirësi. Në njërën anë, ato janë të ngarkuara me kujdesin për fëmijët dhe kryerjen e punëve të shtëpisë, kurse nga ana tjetër, t’i kryejnë pa të metë adhurimet. Ja, pra, Allahu, në periudhën e të përmuajshmeve ku ndiqen shumë urtësi, ka hequr detyrimin e femrës për kryerjen e adhurimeve farz, si namazi dhe agjërimi, dhe të adhurimeve nafile, si këndimi i Kuranit. Megjithëkëtë, në këtë periudhë femra fiton mirësi sikur t’i kryente këto adhurime, natyrisht, nëse kur është e pastër, i kryen. Prandaj, këtu s’kemi të bëjmë me padrejtësi, krejt e kundërta, këtu sundon një drejtësi në kuptimin e plotë të fjalës.

Veçanërisht, në një kuptim, këndimi i Kuranit është ftesë për zbritjen e qetësisë dhe të engjëjve. Kurse gjendja e papastërtisë është pengesë për zbritjen e tyre. Prandaj, në këtë periudhë nuk duhet bërë një ftesë e tillë. Në një hadith te Buhariu dhe Muslimi tregohet se, një herë Usejd b. Hudajri këndonte Kuran ndërsa kishte kalin të lidhur pranë. Në këtë mes kali fillon të turfullojë. Usejd b. Hudajri e ndërpret këndimin. Kur nis të këndojë përsëri, kali përsëri fillon të turfullojë e të egërsohet. Pas kësaj ngjarjeje që përsëritet disa herë, Usejd b. Hudajri e ndërpret krejt këndimin ngaqë i biri Jahja po flinte pranë kalit. Në këtë mes, kur ngre kokën lart, sheh në qiell, brenda një mjegulle si re e bardhë, disa gjëra që ndriçonin me vezullime si kandilë. Të nesërmen në mëngjes kur ia tregoi ngjarjen Profetit, Usejd b. Hudajri mori prej tij këtë përgjigje: “Ata ishin engjëj të tërhequr nga zëri i këndimit të Kuranit prej teje. Po të kishe vazhduar të këndoje, do të të dëgjonin gjer në mëngjes. Atëherë, edhe njerëzit do t’i shihnin, sepse ata nuk do të fshiheshin nga sytë e njerëzve!”[1]


[1] Buhari, Fedailu’l-Kur’an, 15; Muslim, Musafirin, 242.

 

Marre nga: http://islami.al/ilmihali/perjashtimi-i-femrave-nga-adhurimi-ne-ditet-e-posacme-te-tyre-eshte-favor-per-to/

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Pse femrat lirohen nga adhurimet në ditët e posaçme? Menstruacionet

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA