Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Çështja më e rëndësishme është shpëtimi i besimit

Si duhet të veprojmë që një fe e përsosur si Islami të zërë vend sërish në zemrat e njerëzve? Metoda e udhëzimit

Estimated reading: 5 minutes 112 views

Metoda e udhëzimit

   Përgjigje: Si Kurani Fisnik, ashtu edhe hadithet e bekuara të Profetit tonë (a.s) e shpjegojnë më së miri se Islami përbën një sistem të përsosur. Në dy-tri ajete të Kuranit Fisnik thuhet se jeta shoqërore, ekonomike, religjioze dhe ajo e aksionit, madje vetë jeta në tërësi, mund ta gjejë në Islam qendrën e vet. Ashtu siç Profeti ynë (sal’lallahu alejhi ues’sel’lem) është bërthama e parë e krijimit, e tërë gjithësia është krijuar prej nurit të Tij, ka lulëzuar dhe prandaj ekziston, për të shprehur Atë. Megjithëse transmetimi nuk është edhe aq i sigurt, por kjo është një ide që i atribuohet vetë Atij: “Gjëja e parë që krijoi Allahu ishte nuri im”“9). Poende edhe Islami është si një përmbledhje dhe thelb i të gjitha feve të ardhura përpara tij. Sa e sa struktura shoqërore dhe ekonomike të së shkuarës i janë drejtuar atij për t’u ofruar më të mirin model. Sepse ligjësitë e shprehura nga goja e profetëve janë edhe ligjësitë që janë të shkruara në Kuranin Famëlartë. Dhe kjo e vërtetë e ka arritur përkryerjen e saj pikërisht te Profeti ynë (sal’lallahu alejhi ues’sel’lem). Islami është një fe e përsosur në çdo pikëvështrim. E këtë e thotë edhe vetë Libri i tij në ajetin: “Sot jua përsosa fenë tuaj, duke e përplotësuar mirësinë Time për ju. Unë jam i kënaqur me Islamin si fe për ju.”120).

Sot jua përsosa fenë tuaj, e ajo arriti kulmin e përkryerjes; nuk ka më asnjë të metë e asgjë që të mungojë në të. Ajo është e mjaftueshme dhe e fuqishme për t’ju ardhur në ndihmë që të zgjidhni çdo gjë që ka të bëjë me ju.

Dhe, duke jua përsosur fenë, i përplotësova të gjitha të mirat që kisha planifikuar për ju. Nuk ka më mirësi tjetër, përsa i përket revelatës hyjnore, për ju. Edhe nëse do të ketë, këtej e tutje nuk mund të ketë veçse frymëzim për ta kuptuar sa më mirë atë.

Jam i kënaqur prej Islamit si udhë dhe si rrugë jetese për ju. E Islami është feja e vetme e pëlqyer prej meje.

Një ditë, një hebre vjen pranë Omerit të nderuar (radijallahu anhu) dhe i thotë: “Në Kuran është një ajet që sikur të na kishte zbritur neve, ditën e zbritjes së tij bashkësia hebreje do ta kishte shpallur ditë feste.” Ndërsa Omeri i nderuar e pyet: “E cili ajet është ky?” Ndërkaq hebreu nis e reciton ajetin e mësipërm. Kur e dëgjoi se për cilin ajet bëhej fjalë, Omeri i nderuar i përgjigjet duke i thënë: “Unë e di se kur dhe në ç’vend ka zbritur ai ajet. Ai ajet i ka zbritur Profetit tonë ( salallahu alejhi ues’sel’lem ) një të premteje në Arafat, teksa po bënim një pushim.”121). Dhe, me këtë, u duk sikur donte t’i bënte të ditur se andaj, myslimanët kishin të paktën dy arsye që e kishin shpallur ditën e premte si ditë feste.

Se si mund të arrijnë myslimanët që ta jetësojnë Islamin në jetët e tyre, këtë jam përpjekur ta shpjegoj gjerë e gjatë në mësimet e mia përsa i përket udhëzimit dhe shpjegimit të Islamit ndaj të tjerëve. Dhe sa herë që më ka rënë të flas rreth kësaj çështjeje jam rrekur gjithnjë që vëmendjen ta tërheq drejt jetës, sjelljeve dhe strategjisë së Profetit tonë (salallahu alejhi ues’sel’lem) për të shpjeguar Islamin dhe për t’i njohur njerëzit me të. Në vend të mënyrave që njerëzit ndjekin sot për t’i zgjidhur problemet përmes revolucioneve dhe shndërrimeve rrënjësore, të gjithë ata që kapërfyten me njëri-tjetrin në emër të zgjidhjes së problemeve që shqetësojnë shoqërinë njerëzore i kam këshilluar që të lexojnë njëherë jetëshkrimin dhe historinë e profetësisë së të Dërguarit Fisnik të Allahut. Ua kam shpjeguar me këmbëngulje se vetëm atje shpjegohet rruga e drejtë për të hyrë në zemrat e njerëzve dhe se në rast të ndjekjes së ndonjë rruge tjetër mund të lindin terrori, pakënaqësitë e qindra njerëzve krahas kënaqësive të tre-katër vetëve dhe se, veç saj, asnjë lloj tjetër qeverisjeje nuk do të ishte dot e përhershme. Mirëpo tre-katër aventurierë që i kanë dhënë vetes rolin e flamurtarit të kësaj çështjeje kanë filluar të dalin rrugëve e të brohorasin rreth hapave që duhen hedhur lidhur me Islamin, duke i shndërruar çështjet e Islamit në çështje të rrugës. Njësoj si ata që ishin para tyre dhe rrënuan rrugën…

 

Fusnotat
119: el-Axhluni, Keshfu'l-hafa 1/265.
120: Maide, 5/3.
121: Buhari, iman 33, megazi 77, tefsiru sure (5) 2, i'tsam 1; Muslim, tefsir, 3, 4, 5.

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Si duhet të veprojmë që një fe e përsosur si Islami të zërë vend sërish në zemrat e njerëzve? Metoda e udhëzimit

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA