Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Besimi është kuptimi i jetës

Ai i cili nuk fal namaz a bëhet jobesimtar?

Estimated reading: 2 minutes 107 views

Në librat e hadithit gjenden hadithe të shumta lidhur me gjendjen e personave të cilët braktisin namazin apo janë në gjendje të ngjajshme. Le të shtjellojmë shkurtimisht këtë çështje.

Ulematë (dijetarët) duke marrë për bazë të gjitha hadithet e transmetuara lidhur me këtë temë kanë ardhur në këtë përfundim: Nëse një person nuk kryen një obligim praktik të besimit islam, madje qoftë ky edhe një ibadet (adhurim) si namazi, si rezultat i asaj që nuk ka kryer obligimin e tij prej robi ndaj Allahut, ai bëhet gjynahqar por jo edhe jobesimtar. Mirëpo nëse personi përveç mos kryerjes së adhurimit të caktuar, nëse mohon një adhurim të tillë duke deklaruar se adhurimi i tillë nuk është obligativ në fe, atëherë ky person bëhet jobesimtar. Ne nga hadithet e transmetuara përvec që kuptojmë se sa adhurim i rëndësishëm është namazi, po ashtu kuptojmë rrezikun e madh që ka një person për të rënë në kufër (mohim) në rast se nuk fal namazin. Madje përkundër se disa dijetar islam ndanjë mendimin se mosfalja e namazit të dërgon në kufër – të bën jobesimtar, imamët e katër medhhebeve islame kanë deklaruar se braktisja e namazit nuk të shpie në kufër por është një gjynah i madh.

اَللّٰهُ أَعْلَم

‏Allahu di më së miri

Marrë/përkthyer nga: http://hikmet.net/namaz-kilmayan-kafir-olur-mu/

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Ai i cili nuk fal namaz a bëhet jobesimtar?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA