Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Kurani fillon me urdhrin “lexo!”

Si duhet të lutemi për të vdekurit? Duaja në varreza?

Estimated reading: 5 minutes 3430 views

Pejgamberi a.s. ka thënë: “Çdo njeri që kalon në varrin e një njeriu të cilin e njihte në këtë botë dhe e përshëndet atë, atëherë Allahu ia kthen shpirtin atij derisa t’ia kthejë atij përshëndetjen.”

Lutjet mund te behen per te vdekurin kudo qe te jemi, nuk ka kusht te shkuarjes ne varreza per kete. Por vizita ne varre i bene mire vete njerezve. Profeti (a.s) ka thënë: “Vizitoni varret, sepse ato ju përkujtojnë vdekjen”.

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. i vizitonte varrezat dhe u jepte selam dhe lutej për ta duke thënë: “Esselamu alejkum ehleddijari minel mu’minine vel muslimine ve in’na inshaAllahu bikum lahikun. Es’elull-llahe lena ve lekum elafijeh.” (Shpëtimi qoftë mbi ju banorë të varrezave besimtarë dhe muslimanë, edhe ne, në dashtë Allahu, do t’ju bashkangjitemi. E lus Allahun që të na shpëtojë ne dhe ju.)

“Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e fali me ne xhenazen e një njeriu musliman dhe gjatë lutjes e dëgjova duke thënë: “O Zoti im, ky i biri i filanit është në mbrojtjen Tënde dhe në fqinjësinë Tënde dhe ruaje nga prova e varrit dhe dënimi i zjarrit. Ti e përmbush premtimin dhe meriton falënderim. O Zoti im, fale dhe mëshiroje. Vërtet, Ti je Ai që fal dhe mëshiron.” (Transmeton Ebu Davudi)

“Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka falur një xhenaze dhe e kam mbajtur në mend lutjen e tij, të cilën ai e lexoi: ‘O Zoti im, fale dhe mëshiroje, falja mëkatet e tij. Bëja të këndshëm qëndrimin e tij, zgjeroja vendbanimin e tij të ri. Laje trupin e tij me ujë, borë e akull të mirë dhe të këndshëm dhe pastroje prej mëkateve të tij ashtu si pastrhen rrobat e bardha prej fëlliqësirave, ndërroja shtëpinë me më të mirë dhe familjen me më të mirë si dhe gruan me më të mirë. Fute në Xhenet dhe mbroje nga dënimi i varrit dhe dënimi i zjarrit të Xhehenemit.” Transmetuesi thotë: “Dëshirova që unë të isha i vdekuri.” (Transmeton Muslimi)

Sad ibn Ubada i tha njëherë të dërguarit të Allahut: “Nënës i doli shpirti menjëherë dhe nëse do të kishte pasur mundësi të fliste, do të kishte dhënë lëmoshë. A do të përfitonte ajo nëse unë do e bëja në emër të saj?” “Po” – u përgjigj profeti. Kështu ai hapi një pus (që njerëzit të merrnin ujë) dhe tha: “Kjo është për nënën e Sadit”.

Një burrë tjetër tha: “O i dërguari i Zotit! Prindërit e mi kanë vdekur; a ka ndonjë gjë që mund të bëj, që t’u bëjë dobi atyre?” Ai (a.s) u përgjigj: “Po, janë katër gjëra: të lutesh dhe të kërkosh falje për ta, të çosh në fund premtimet e tyre, të sillesh mirë me miqtë e tyre dhe t’u kushtosh rëndësi të veçantë lidhjeve familjare, që ata do t’i mbanin, nëse do të ishin gjallë “.

Ai (a.s) ka thënë: “Umeti im është një umet i mbuluar me mëshirë. Anëtarët e tij hyjnë në varre me mëkate sa një mal dhe largohen prej tyre të falur, sepse të gjallët kanë kërkuar falje për të vdekurit”

Lexo gjithashtu: A mund te lexohet surja Jasin per te vdekurit?

Leximi i Kuranit tek varrezat dhe ne dite te caktuara

Kur thuhet në hadith “I vdekuri” këtu ka për qëllim personin që është në shtratin e vdekjes. Por ka pasur edhe dijetarë që këtë (shprehjen “i vdekuri” që është në hadith) e kanë kuptuar edhe si për të vdekurin. Kështu që, për një të vdekur mund të lexohet edhe surja Jasin, mund lexohet edhe Kurani i tërë(hatme), mund të bëhet dua edhe të jipet sadaka në emër të tyre. Nuk ka asnjë pengesë(ndalesë) në leximin e hatmes dhe dedikimi i sevapit për të ndjerin. Por, ndarja, leximi i hatmeve dhe duatë tek varrezat në ditët e 7-tat, 40-tat, 52-tat  nuk ka ndonjë mbështetje në hadithe apo sunet. Këto janë zakone të cilat kanë dalur më vonë. Pejgamberi a.s. ,gjithnjë edhe në vizitën e xhenazes edhe në vizitë tek varret ka bërë dua për të vdekurit. Përkrahë kësaj, nëse në vendet ku gjindeni, është bërë zakon që të mblidhen dhe të lexohet Kuran për të vdekurin në ditët e 7-ta apo 40-ta, në vend se ti dalim kategorikisht kundër kësaj çështjeje, këto mbledhime mund të shfrytëzohen për spjegimin e Islamit. Nëse i dalim kundër mund të biem në konflikt me popullin.

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Si duhet të lutemi për të vdekurit? Duaja në varreza?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA