Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Çështja më e rëndësishme është shpëtimi i besimit

A mund të lexohet surja Jasin për të vdekurit?

Estimated reading: 3 minutes 504 views

Sqarim i pyetjes:

Ndonëse brenda sures Jasin nuk ka çështje të cilat flasin per te vdekurit disa thonë që surja Jasin mund te lexohet per ta. Si mund ti pergjigjemi kësaj pyetje?

Që një sure e Kuranit apo një dua të mund të lexohet për të vdekurit, nuk ka një asnjë kusht të tillë që patjeter brenda saj duhet të ketë një pjesë (apo kuptimisht) që flet për të vdekurit. Ajo lexohet sepse Pejgamberi a.s. na ka porositur që është e përshtatshme të lexohet dhe shpresohet që ajo të jetë lehtësim për të vdekurin.

E rëndësishme është që Kurani të lexohet para vdekjes. Leximi i Kuranit afër personit që ka rënë në shtratin e vdekjes është sunet. Pejgamberi a.s. në një hadith thotë kështu: “Lexojeni atë (Suren Jasin) afër personit që është në shtratin e vdekjes.” (Ibn-i Maxhe, Xhenaiz 4; Musned 7/26-27). “ Nëse i lexohet surja Jasin te koka e cilitdo të vdekuri (personi që është në shtratin e vdekjes), padyshim që Allahu jep lehtësim për atë person.” (Sujuti, Xhamiu Sagir, 7/38, Kenzu’l Ummal, 15/42186).

Leximi i Kuranit tek varrezat dhe ne dite te caktuara

 

Kur thuhet në hadith “I vdekuri” këtu ka për qëllim personin që është në shtratin e vdekjes. Por ka pasur edhe dijetarë që këtë (shprehjen “i vdekuri” që është në hadith) e kanë kuptuar edhe si për të vdekurin. Kështu që, për një të vdekur mund të lexohet edhe surja Jasin, mund lexohet edhe Kurani i tërë(hatme), mund të bëhet dua edhe të jipet sadaka në emër të tyre. Nuk ka asnjë pengesë(ndalesë) në leximin e hatmes dhe dedikimi i sevapit për të ndjerin. Por, ndarja, leximi i hatmeve dhe duatë tek varrezat në ditët e 7-tat, 40-tat, 52-tat  nuk ka ndonjë mbështetje në hadithe apo sunet. Këto janë zakone të cilat kanë dalur më vonë. Pejgamberi a.s. ,gjithnjë edhe në vizitën e xhenazes edhe në vizitë tek varret ka bërë dua për të vdekurit. Përkrahë kësaj, nëse në vendet ku gjindeni, është bërë zakon që të mblidhen dhe të lexohet Kuran për të vdekurin në ditët e 7-ta apo 40-ta, në vend se ti dalim kategorikisht kundër kësaj çështjeje, këto mbledhime mund të shfrytëzohen për spjegimin e Islamit. Nëse i dalim kundër mund të biem në konflikt me popullin. Përkundër që duhet dalim kundër disa veprimeve të tepruara, duhet gjithashtu tua bëjmë të ditur njerëzve që shpërdorimi dhe harxhimet e tepruara nuk janë veprime të duhura.

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

A mund të lexohet surja Jasin për të vdekurit?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA