Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Çështja më e rëndësishme është shpëtimi i besimit

Besimi në Pejgamberë

Pse nuk i besuan Pejgamberit a.s. kur ata e pranonin që ishte profet?

Estimated reading: 1 minute 190 views

Ata e njihnin shumë mirë të Dërguarin e Allahut. Mirëpo njohja është tjetër dhe besimi tjetër gjë. E njihnin, por nuk i shfaqnin besim, sepse u bëheshin pengesë zilia dhe xhelozia: “E kur u erdhi prej Allahut libri (Kur’ani) vërtetues i librit të tyre e të cilin ata e kërkonin më parë si ndihmë kundër mosbesimtarëve, e mohuan atë (Muhammedin) që e njihnin.” (Kur’ani, Bakara: 2/89).

Me këtë ajet-argument Zoti tregonte shkakun e vërtetë për të cilin ata nuk e pranonin të Dërguarin e Allahut. E gjithë çështja qëndronte në atë se profeti i fundit nuk ishte hebre. Pa dyshim, po qe se profeti i fundit do të kishte dalë mes hebrenjve, qëndrimi i tyre do të ndryshonte.

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Pse nuk i besuan Pejgamberit a.s. kur ata e pranonin që ishte profet?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA