Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Besimi është kuptimi i jetës

A mund të lexohet Kurani në rrugë ose në veturë?

Estimated reading: 3 minutes 119 views

Duke marrë parasysh kohën në të cilën jetojmë, Leximi i Kuranit është më se i nevojshëm në vende dhe situate të ndryshme si rruge, veture etj. Cilat janë dispozitat e leximit të tij në vende të tilla?

Leximi në rrethana të ndryshme

Sa i përket të lexuarit e Kuranit në rrugë apo duke ecur nuk ka asnjë pengesë. Përkundrazi, për ta mbrojtur veten nga ndjenjat dhe mendimet e ndryshme, për të mos rënë në pakujdesi (gaflet), leximi i Kuranit është pikërisht veprimi i duhur. Mjafton që askush mos t’iu shqetësoj, vendi ku lexohet të jetë i pastër, dhe mos të ketë papastërti të llojeve tjera (nexhaset). E njëjta dispozitë vlen edhe për automjetet. Të lexuarit e Kuranit, të angazhuarit e vetes me dhikër (përmendjen e Allahut) dhe meditim, është një veprim i mirë dhe i dobishëm për ruajten e syrit dhe zemrës nga gjërat e këqija. Megjithatë, kur të lexohet Kur’an me zë, zemra dhe syri nuk duhet të angazhohen me gjërat që Kurani i sheh të ndaluara, dhe sa më shumë që të jetë e mundur zemra dhe syri i lexuesit të Kuranit duhet të jenë të koncentruara në të. Kur’ani është udhëzuesi ynë i shenjtë, të cilin nuk duhet ta lëmë deri në frymën tonë të fundit. Prandaj nuk duhet të qëndrojmë në asnjë vend larg tij. Madje edhe kur flemë duhet ta kemi pranë. Për këtë arsye, duke qenë një libër kaq i rëndësishëm për ne, nuk është e lejuar që të lexohet duke i shtrirë këmbët. Është mekruh (e urrejtur) leximi i Kur’anit në banjë për shkak se dyshemeja nuk është e pastër dhe nuk mund të gjendet vend i pastër. Kjo do të thotë që Kurani lexohet vetëm në vende të pastra, dhe nëse lexohet në vende të pista, është e mungesë respekti. Nuk është kusht të kesh abdes për të lexuar Kuranin, por nuk bën preket pa abdes. Nëse është i memorizuar mund të lexohet në çdo kohë.

Tek sahabët…

Kur sahabët e nderuar mblidheshin, e fillonin takimin me Kuran dhe e përfundonin me të. Kësisoj, të pranishmit e dëgjonin me respekt, frikë dhe duke medituar. Është mekruh të lexohet Kurani në një vend në të cilin ka njerëz që nuk e dëgjojnë. Është farz (obligim) që së paku një person ta dëgjojë Kuranin që lexohet me zë të lartë, në mënyrë që të tjerët të lirohen nga përgjegjësia e të dëgjuarit të tij.

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

A mund të lexohet Kurani në rrugë ose në veturë?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA