Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Veprat janë sipas qëllimeve

Besimi – Mosbesimi

A dalim prej fesë nëse ndiejmë dyshime (vesvese) në imanin tonë?

Estimated reading: 3 minutes 150 views

Se a dalim prej fese nese ndiejme dyshime (vesvese) ne imanin tone, ka qene nje çeshtje qe i ka shqetesuar besimtaret qysh nga koha e Pejgamberit a.s. madje ata kete shqetesim qe e kishin, sikurse te gjitha shqetesimet e tjera ia drejtuan Pejgamberit a.s. :

I Derguari i Allahut thote qe…

Ashtu siç e thotë dhe Pejgamberi a.s. në hadith, vesveset (dyshime) janë shenjë e imanit. E pyetën Pegamberin a.s.: “Ndonjëherë në mendjet tona ndiejmë disa dyshime (vesvese) dhe zakonisht mendojmë se jemi duke rënë në mëkat”. Pejgamberi a.s. i pyet: “Vërtetë e ndjeni një frikë të tillë?” Kur të pranishmit i thanë që po, ai tha: “Ja pra, kjo (frikë se mos të kto dyshime përbëjnë gjynah) rrjedh nga imani”. Në një rivajet tjetër, Pejgamberi a.s. thotë: “Falenderimi i takon Allahut, i cili i kthen hilet e shejtanit në vesvese” Në një transmetim tjetër nga Muslimi, prej Ibn Mes’udit r.a. thuhet: “O i Dërguari i Allahut! Disa prej nesh dëgjojnë vesvese të tilla që më shumë do të preferonim të të digjeshim në qymyr e të bëhemi hi ose të të hidhemi nga qielli se sa t’i themi ato. A do të na dëmtojnë këto vesvese?”. Pejgamberi ynë a.s. thotë: “Jo, por kjo është shprehje e imanit të vërtetë”. (Muslim, Iman 209;  Ebu Davud, Edeb 118).

Të ndihesh mynafik

Duhet pasur kujdes sepse shejtani iu bëni të ndjeni që jeni mynafik (dyfytyrësh). Njëjtë sikurse thonin edhe sahabët që në mendje të tyre kalonin gjëra të tilla që më shumë do të preferonim preferonim të hidheshim nga qielli. Pra, gjërat që bëhen prej besimit janë ato gjëra në të cilat pëshpërit shejtani. Prandaj besimtari nuk duhet t’i thotë vetes mynafik. Ju duhet t’i shihni ato si shtytje të shejtanit. Ju do të besoni në gjërat që duhet të besuari dhe nuk do të dyshoni në imanin tuaj.

Dhe rijaja (syefaqësia)…

Posaçërisht, rija (syefaqësi), kudo dhe në çfarëdo rrethane, në farze nuk ka sepse farzet janë urdhër i Allahut. Rijaja vjen në shprehje te nafilet. Duhet të thoni, “unë e fali namazin për shkak se është urdhër i Allahut, me mangësitë dhe lëshimet e mia e fal namazin, nëse namazi ka mangësi dhe madje edhe nëse në mendje më vijnë mendime të këqija, Allahu m’i fal ato, sepse Ai fal shumë, Atij i besoj dhe atij i mbështetem. Është gjithashtu shumë e rëndësishme që ju të mos e neglizhoni të lexuarit e sureve Felek, Nas, Fatiha, İhlas dhe Ajetul Kursisë e të vazhdoni të falni tehexhudin (namazin e natës) dhe në dashtë Allahu, kwto janë mbrojtje nga kurthet e djallit.

اَللّٰهُ أَعْلَم

‏Allahu e di më së miri

Marrë/përkthyer nga: http://hikmet.net/imaniyla-ilgili-vesvese-duyan-dinden-cikmis-olur-mu/

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

A dalim prej fesë nëse ndiejmë dyshime (vesvese) në imanin tonë?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA