Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Çështja më e rëndësishme është shpëtimi i besimit

Cka duhet të kemi kujdes gjatë leximit të Kuranit ?

Estimated reading: 2 minutes 155 views

Ka shumë pika që personi duhet ti ketë kujdes gjate leximit te Kuranit

Pastertia dhe kushtet e jashtme te leximit te Kuranit

  1. Personi që lexon Kuran gjithnjë duhet të mbaj një qëndrim me nderim të thellë, të ketë në mendje natyrën e fjalëve qe lexon dhe të reflektojë mbi ato fjalë.
  2. Kurani, libri i pastërtisë absolute duhet lexuar vetëm në një gjendje të pastërtisë perfekte.
  3. Gjithnjë duhet gjetur një kohë e përshtatshme për leximin e Kuranit: personi nuk duhet të mundohet lexojë Kuranin në kohë kur është i derrmuar fizikisht ose psiqikisht, në një kohë kur është me proekupime të shumta ose në një ambient jo të përshtatshëm për leximin e Kuranit.
  4. Një nga çështjet kryesore që duhet pasur kujdes gjatë leximit të “Fjalës së Shenjtë” është që ti largojmë të gjitha paragjykimet mbi Të.
  5. Leximi i Kuranit duhet te filloj gjithnjë me: Eudhu bil-lahi min’e shejtani raxhim, Bismil-lahi Rrahmani Rahim.

Menyra dhe thellimi gjate leximit te Kuranit

  1. Një çështje që gjithashtu duhet pasur kujdes gjatë leximit të Kuranit është që personi të lexojë me “tertil” ose në mënyrën e duhur, duke i shqiptuar gjitha shkronjat si duhet një nga një, me ton të matur të zërit dhe duke e shqiptuar drejtë leximin e tij.
  2. Leximi i Kuranit me një ton të zërit të ngrysur (mërzitur), duke < u munduar të zgjoj një vëmendje emocionale dhe jo dëfryese është parë të jetë Mustehab (e preferueshme).
  3. I Dërguari i Allahut a.s. ka këshilluar që Kuranin ta lexojmë në mënyrë të bukur, kë shtu që ta zbukurojmë me një zë të ëmbël, këndshëm dhe melodik.
  4. Një pikë tjetë e rëndësishme që duhet kemi kujdes gjatë leximit të Kuranit është që gjatë leximit të tij duhet që çdo ajet ta marrim sikur ai të na jetë drejtuar neve personalisht, qoftë ngjarjet, krahasimet, historitë, perosonat dhe gjitha të tjerat na drejtohen direkt neve dhe janë mesazhe që na përfishijnë edhe neve brenda tyre.

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Cka duhet të kemi kujdes gjatë leximit të Kuranit ?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA