Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Veprat janë sipas qëllimeve

A lejohet të bëjmë punë tjera gjatë dëgjimit të Kuranit?

Estimated reading: 2 minutes 137 views

Shpjegim: A është e drejtë të flasësh pak ose shumë gjatë dëgjimit të Kuranit të Shenjtë? Për shembull, ne dëgjojmë Kuran gjatë vozitjes dhe flasim herë pas here. A ka ndonjë kundërshtim fetar për këtë?

Shkurtimisht: nuk është e detyrueshme dëgjimi në heshtje i Kuranit të lexuar nga televizori, kompjuteri e radio. Sidoqoftë, dëgjimi i Kuranit të lexuar në këtë mënyrë ka shpërblime dhe duhet ruajtur respektin gjatë dëgjimit.

Nëse një person lexon Kuran me zë afër nesh dhe ne e dëgjojmë këtë zë, është e detyrueshme ta dëgjojmë atë dhe të heshtim. Nuk lejohet përfshirja në ndonjë punë tjetër gjatë kësaj kohe.

Kurani është një libër që duhet lexuar me respekt, dëgjuar dhe diskutuar me soditje. Në fakt, thelbësore është kuptimi i tij dhe gjërat e kuptuara duhet të zbatohen në jetë, në vend që të lexohet dhe dëgjohet vetëm sipërfaqësisht. Me fjalë të tjera, kjo çështje zë vendin e parë në renditje si rëndësi. Kjo është mungesë e madhe gjatë shekujve. Po, është një nga të metat tona për ta lexuar Kuranin me meditim, soditje, reflektim, dhe nxjerrja e mesazheve të nevojshme dhe për t’i sjellë ato në jetë. Shpresohet të vijë një epokë e re, ku njerëzit do ta bëjnë qëllimin e tyre të kuptuarit e vërtetë të Kuranit.

Një veçori tjetër e Kuranit është se është ushqim për shpirtrat tanë. Të gjithë ne, në çdo rast, kemi nevojë të dëgjojmë Kuranin nga lexues të mirë. Nga kjo pikëpamje, është një gjë e mrekullueshme që Kurani të vijë dhe të na përkëdhelë veshët ndërsa jemi ulur, duke pushuar ose duke ngasur makinën tonë. Sipas kësaj, një person mund të fitojë shpërblime sipas thellësisë së synimit të tij.

Sidoqoftë, mund të jetë e pakëndshme dëgjimi i Kuranit me një mendim e mënyrë që përmban mosrespekt për të.

 

Burimi: http://hikmet.net/kuran-dinlerken-baska-is-yapmak-dogru-mudur/

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

A lejohet të bëjmë punë tjera gjatë dëgjimit të Kuranit?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA