Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Çështja më e rëndësishme është shpëtimi i besimit

Kurani

Cka thuhet në sexhden e leximit? Si bëhet sexhdeja e tilavetit?

Estimated reading: 3 minutes 190 views

Sexhdei tilave ose sexhdeja e leximit quhet sexhdeja e cila duhet bërë pasi të lexohet apo pasi të dëgjohet ajeti në të cilin porositet sexhdeja. Në Kur’an ka 14 vende me ajete të sexhdes. Ato janë:

    1. el-A’raf, 7:206            8. en-Neml, 27:25
    2. er-Ra’d, 13:15           9. es-Sexhdeh, 32:15  
    3. en-Nahl, 16:50         10. Sad, 38:24  
    4. el-Isra, 17:109          11. Fussilet, 41:37
    5. Merjem, 19:58          12. en-Nexhm, 53:62
    6. el-Haxhxh,22:18       13. el-Inshikak, 84:20
    7. el-Furkan, 25:60      14. el-Alek, 96:19

Sipas medh’hebit hanefij, personi i cili e lexon apo dëgjon njërin prej këtyre ajeteve të sexhdes, e ka vaxhib rënien në sexhde, kurse sipas medh’hebeve të tjera kjo është sunnet. Sexhde duhet bërë edhe ai që e lexon apo dëgjon madje edhe përkthimin e këtyre ajeteve. Gjithashtu, sexhde duhet bërë edhe pasi të dëgjohen këto ajete nëpërmjet radios, kasetofonit, televizorit, kompjuterit etj.

Njeriu i cili e lexon ose dëgjon një ajet të sexhdes dhe ndodhet jashtë namazit, ai duhet menjëherë ta bëjë këtë sexhde. Po në qoftë se nuk ka mundësi menjëherë ta kryejë, do ta bëjë më vonë kur t’i jepet rasti.

Në qoftë se ky personi që e lexon ose dëgjon ajetin e sexhdes, është brenda në namaz, atëherë ky nuk duhet të bëjë sexhde të posaçme për ta çuar në vend sexhden e leximit, në qoftë se nuk do të lexojë mbas këtij ajeti mbi tre ajete të tjera në vazhdim. Këtij i mjafton sexhdeja e vetë namazit që është duke e falur edhe për sexhden e leximit të ajetit. Mirëpo, nëse dëshiron që mbas ajetit të sexhdes të lexojë më tepër se tre ajete, atëherë ky posa ta lexojë ajetin e sexhdes do të bjerë drejt në sexhde, do ta bëjë sexhden pastaj do të ngrihet në këmbë dhe do të vazhdojë leximin e ajeteve ku kishte mbetur. Personi që del imam, për të mos shkaktuar tollovi me këtë sexhden e leximit, duhet të mundohet që ajetin e sexhdes ta sjellë në fund të leximit të Kur’anit në kijam.

Ta kapërcesh pa e lexuar ajetin e sexhdes vetëm për të mos bërë sexhdeh, është mekruh. Personi që duhet të bëjë sexhde të leximit, duhet t’i plotësojë kushtet e namazxhiut, pra duhet pasur abdest dhe duhet qenë i pastër.

Për sexhden e leximit duhet bërë nijjet. Mirëpo nuk është kusht që te nijeti të caktohet se sexhden e cilit ajet duhet bërë. Mjafton të thuhet: “Bëra nijjet që për hir të All-llahut të bëj sexhdei tilaveh”. Ky nijjet gjatë namazit bëhet vetëm me mend, me zemër, kurse jashtë namazit mund të bëhet edhe me mend, po më mirë është edhe me gojë.

Si bëhet kjo sexhde?

Njeriu i cili e lexon apo e dëgjon ajetin e sexhdes ngrihet në këmbë, drejtohet kah kibla, e bën nijjetin dhe pa i ngritur duart te veshët thotë “All-llahu ekber!” dhe lëshohet në sexhde, ku tri herë thotë: “Subhane Rabbijel-a’la“. Duke thënë “All-llahu ekber!” ngrihet në këmbë dhe e lexon pjesën e ajetit :
سَمِعْنَا وَأَطَعْنَا غُفْرَانَكَ رَبَّنَا وَإِلَيْكَ الْمَصِيرُ
(Semi’na ve eta’na gufraneke Rabbena ve ilejkel-mesir)

Te sexhdei tilaveti, nuk ka ruku, ulje apo dhënie selam sikurse te namazi dhe mjafton vetëm një sexhde e jo dy sikurse në namaz.

Marre nga: El-hikmeh

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Cka thuhet në sexhden e leximit? Si bëhet sexhdeja e tilavetit?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA