Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Veprat janë sipas qëllimeve

Besimi në Kader

A është kader të jetosh në kushte të vështira ekonomike?

Estimated reading: 3 minutes 193 views

Kam 3 muaj që jam i papunë. Kërkoj një rrugëdalje, por nuk më rregullohet ashtu siç dua. A është ky fati (kaderi) im? A eshte kader te jetosh ne kushte te veshtira ekonomike ?

Kaderi

Gjithçka në botë është e programuar sipas një kaderi dhe programi të Allahut (xh.sh.). Nuk ka asgjë që mbetet jashtë këtij programi. Periudha nëpër të cilën ju po kaloni është një sprovë, është pjesë e provimit të jetës suaj. Allahu ju ruajttë nga ndonjë sprovë më e rëndë dhe ua mundësoftë që ta tejkaloni me lehtësi. Inshallah kjo periudhë në të cilën përpiqeni t’i kaloni këto bëhet shkak për faljen e gjynaheve dhe lartësim të gradës shpirtërore. A mund te paraqiteti kaderi si justifikim?

Shkaqet

Nga ana e shkaqeve (sebepeve) ju i bëni/përpiqeni t’i bëni gjërat që ju keni mundësi t’i bëni me vullnetin tuaj dhe rezultatin e prisni nga Allahu (xh.sh.). Meqë rrizku i secilit është te Allahu dhe meqë Allahu nuk e lë askënd pa rrizk, ju nuk do të mbeteni pa ushqim. Kjo është një sprovë nga Allahu (xh.sh.). Allahu (xh.sh.) e ‘ngushton’ rrizkun për atë që Ai (xh.sh.) do, dhe e zgjeron për atë që Ai (xh.sh.) do (Surja Ra’d, 13/26). Por në të dyja këto ka sprova. Te njëra Allahu (xh.sh.) shikon sabrin, te tjetra falënderimin. Zakonisht ata të cilët fitojnë janë të varfrit. Sepse bëjnë durim (sabër). Në përgjithësi të pasurit nuk falënderojnë dhe humbin. Allahu (xh.sh.) thotë se sa të pakët janë robërit e Tij falënderues (Surja Sebe, 34/13). Prandaj, vazhdoni të falënderoni për gjendjen tuaj, të kërkoni rrizkun tuaj duke plotësuar sebepet (shkaqet) që duhet dhe të kërkoni ndihmë nga Allahu (xh.sh.).. Përpiquni të lexoni çdo ditë ajetet 25 dhe 26 të Sures Maide dhe përpiquni të mos e braktisni këtë dua.

Lutja per pagimin e borxhit

Kur një ditë Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue sel-lem hyri në mesxhid, pa se një sahab nga Ensarët, Ebu Umame (radiallahu anhu) rrinte i mërzitur, e pyeti: “Nuk është vakti i namazit, përse ti je këtu tani?” Ebu Umame (ra) u përgjigj: “O i Dërguari i Zotit, kam një shqetësim përbrenda dhe kam borxhe.” Pas kësaj fjale, Pejgamberi (as) i tha “A të ta mësoj një dua, e cila do të bëhet shkak për largimin e mërzisë dhe për pagimin e borxhit?”. Kur Ebu Umame (ra) i tha ‘Po’, Pejgamberi (as) ia mësoi që sabah – aksham (në mëngjes e në mbrëmje) ta thoshte këtë dua:
“O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga mërzia, shqetësimi, dobësia (pafuqia), dembelia (përtacia), frika, koprracia, të qenit i shtypur nën borxhe dhe të qenit i shtypur nga njerëzit.” (Ebu Davud, istiadhe)
Allahu ju ndihmoftë në çdo çështje.

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

A është kader të jetosh në kushte të vështira ekonomike?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA