Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Kurani fillon me urdhrin “lexo!”

Besimi në Allahun

Cilat janë Atributet e Allahut ?

Estimated reading: 3 minutes 318 views

Atributet e Allahut

Atributet e Allahut janë trajtuar, përgjithësisht, në dy grupe: atribute individuale dhe atribute qenësore (pozitive).

Atributet individuale (dhatí)

Janë gjashtë atribute të posaçme vetëm për Individualitetin e Allahut, të cilat nuk është e lejueshme dhe e mundshme t’i jepen cilitdo nga krijesat e Tij.

Ekzistencë (vuxhud): Allahu është i qenë, ekziston. Ekzistenca e Tij është e një forme të posaçme vetëm për Të. Ekzistenca e tij është në vetvete. Mosqenia si e kundërta e qenies, nuk mund të diskutohet për Allahun.

Paraqenie (kidem): Allahu është i paraqenë, domethënë, ka ekzistuar gjithmonë, ekzistenca e Tij nuk ka fillim. Sado pas që të shkohet, nuk mund të gjendet një çast kur Ai të mos ketë ekzistuar.

Pasqenie (beka): Allahu është i përhershëm, ekzistenca e tij nuk ka fund. Sado para që të shkohet, nuk mund të mendohet një çast që Ai të mos ekzistojë.

Pangjashmëri me qeniet e krijuara (muhalefetun li’l-havadith): Allahu është krejt i ndryshëm prej qenive të krijuara e të përkohshme që janë krijuar në një pikë kohore të përkohshme e do të marrin fund në një pikë kohore të caktuar. Individualiteti i Tij është përtej çdo gjëje që mund të na shkojë ndërmend.

Njësi (vahdanijet): Allahu është një i vetëm në individualitetin, atributet dhe aktet e Tij, Ai s’ka partner dhe të ngjashëm.

Ekzistencë në vetvete (kijam binefsihi): Allahu ekziston nga vetvetja dhe në vetvete. Nuk ka ndonjë qenie tjetër, ndonjë vullnet dhe fuqi që të jetë shkak i ekzistencës së Tij. Ekzistenca e Tij është domosdoshmëri e individualitetit të Tij.

Atributet qenësore, pozitive (thubutí)

Edhe pse të ngjashmet e këtyre u janë dhënë njerëzve si të kufizuara dhe të ndërmjetshme, atributet qenësore (pozitive) të Allahut kanë karakter të pakufizuar dhe janë të drejtpërdrejta. Atributet qenësore të Allahut janë tetë.

Jetë (hajat): Allahu ka jetë, është i gjallë. Allahu ka një jetë të posaçme vetëm për Të dhe është i pavdekshëm.

Dituri (ilm): Allahu ka dituri, dituria e Tij përfshin gjithçka. Allahu di çdo gjë që ka ndodhur, ndodh dhe do të ndodhë.

Dëgjim (semi’): Allahu dëgjon gjithçka të hapur e të fshehtë. Shikim (basar): Krijuesi i Lartë sheh gjithçka. Asgjë s’mbetet e fshehtë prej Tij. Vullnet (irade): Allahu ka vullnet, Ai bën ç’të dëshirojë. Fuqi (kudret): Allahu është zotërues i fuqisë së pakufizuar e të pafundme. Fjalë (kelam): Allahu flet; e folura e Tij është e posaçme vetëm për Të. Krijim (tekvin): Allahu ka aftësi krijuese. Ai krijon nga asgjëja, ai e nxjerr qenien nga mosqenia. Krahu esh’arit i sunnizmit e trajton këtë atribut brenda atributit fuqi (kudret) pa e përmendur si atribut të veçantë.

Allahu e di më së miri.

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Cilat janë Atributet e Allahut ?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA