Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Veprat janë sipas qëllimeve

Cilët janë profetët e përmendur në Kur’anin Famëlartë? Pejgamberët në Islam

Estimated reading: 2 minutes 196 views

Pejgamberët janë të dërguarit e Allahut të cilët janë zgjedhur nga mesi i njerëzve. Nga ana e të Dërguarit (s.a.s) mësojmë se pos pejgamberëve të përmendur në Kur’an, ka patur edhe me dhjetëra mijëra pejgamberë të tjerë të papërmendur.

Në librat e hadithit, porosive profetike, bëhet e ditur se janë dërguar, sipas një rrëfimi, 124 mijë, sipas një rrëfimi tjetër, 224 mijë profetë. E rëndësishme është se Allahu asnjë periudhë nuk e ka lënë bosh. Pothuajse në çdo periudhë ka dërguar një profet. Profetët u janë dërguar vendeve të ndryshme e zonave të ndryshme. Në një ajet Kuranor Allahu i Madhëruar thotë: “Ne të dërguam ty (Muhammed) me atë që është e vërtetë, përgëzues e qortues dhe nuk pati asnjë nga popujt që s’iu dërgua pejgamber.” [Surja Fatir, 24]

Në bazë të njoftimeve të Kur’anit, ne mundemi të themi se njohim vetëm 25 profetë, nga Hz. Ademi e gjer te Profeti ynë, Hz. Muhammedi (a.s.).

Në Kur’an janë përmendur me emra 25 të dërguar (pegamberë) dhe ata janë:

  1. Hz. Adem a.s
  2. Hz. Nuh a.s
  3. Hz. Hud a.s
  4. Hz. Idris a.s
  5. Hz. Salih a.s
  6. Hz. Lut a.s
  7. Hz. Ibrahim a.s
  8. Hz. Ismail a.s
  9. Hz. Is’hak a.s
  10. Hz. Jakub a.s
  11. Hz. Jusuf a.s
  12. Hz. Ejub a.s
  13. Hz. Shuajb a.s
  14. Hz. Musa a.s
  15. Hz. Harun a.s
  16. Hz. Dhulkifl a.s
  17. Hz. Davud a.s
  18. Hz. Sulejman a.s
  19. Hz. Iljas a.s
  20. Hz. Eljesa a.s
  21. Hz. Junus a.s
  22. Hz. Zekerija a.s
  23. Hz. Jahja a.s
  24. Hz. Isa a.s
  25. Hz. Muhamed s.a.s.

Gjithashtu në Kur’an përmenden edhe tre emra të tjerë të cilët nga ana e dijetarëve ka dyshim nëse kanë qenë ose jo të dërguar. Ata janë:

  1. Uzejri
  2. Lukmani
  3. Dhulkarnejni

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Cilët janë profetët e përmendur në Kur’anin Famëlartë? Pejgamberët në Islam

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA