Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Çështja më e rëndësishme është shpëtimi i besimit

Pse s’besuan tek e Vërteta që solli Pejgamberi a.s.?

Estimated reading: 2 minutes 118 views

Në të vërtetë, të gjithë çifutët dhe krishterët e dinin dhe e njihnin të Dërguarin e Allahut, por zilia dhe urrejtja u bëheshin pengesë për t’i besuar. Gjithashtu kjo njohje ishte aq e saktë dhe e qartë, saqë mjaftonte ta shihnin vetëm një herë të Dërguarin e Allahut. Sepse ata e njihnin atë në të gjithë portretin e vet. Këtë të vërtetë Kur’ani e shënon në këtë mënyrë: “Ata që u kemi dhënë librin, e njohin Atë siç i njohin fëmijët e tyre të vërtetë. Megjithatë, një grup prej tyre e fshehin të vërtetën megjithëse e dinë atë.” (Kur’ani, Bakara: 146). Fakti që në ajet për të Dërguarin e Allahut thuhet “Atë” pa ia përmendur emrin, aludon se të gjithë adhuruesit e librit (çifutët dhe krishterët), kur thoshin “Ai” duke e pasur fjalën për profetin e fundit, kujtonin Personin që përmendej në Testamentin e Vjetër e në Ungjill. Dhe, pa asnjë dyshim, ai ishte Hz. Muhammedi (s.a.v.). Dhe atë e njihnin më mirë se ç’njihnin bijtë e tyre të vërtetë.

Hz. Omeri e pyet Abdullah b. Selamin:
– A e njihje të Dërguarin e Allahut si birin tënd të vërtetë?
Dhe ai i përgjigjet:
– Po, e njihja më mirë se birin tim të vërtetë!

Kur Hz. Omeri e pyet “Si?”, ai i jep një përgjigje të tillë: “Mund të dyshoj për tim bir se mos më ka mashtruar gruaja. Por nuk kam dyshim as sa grimca se i Dërguari i Allahut është profeti i fundit!” Kjo përgjigje e gëzon aq shumë Hz. Omerin, sa ngrihet dhe e puth në ballë Abdullah b. Selamin!

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Pse s’besuan tek e Vërteta që solli Pejgamberi a.s.?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA