Si duhet te lutemi për të semurit? Lutja per te semurin

I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi selem, hyri tek një njeri për ta vizituar dhe i tha: “La be’s, tahur insha’Allah – (S’ka gjë, pastrim, nëse do Allahu)” (Buhariu)

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, e vendoste dorën e Tij të djathtë mbi personin e sëmurë dhe thoshte lutjen per te semurin: “Edh’hibil-be’s, Rabbun-nas, veshfi entesh-Shafi’, la shifa’e il-la shifa’uke shifa’en la jugadiru sekama – (Largoja dhimbjen, o Zot i njerëzimit, dhe jepi shërim, se Ti je Shëruesi; nuk ka shërim, pos shërimit Tënd që nuk lë gjurmë të sëmundjes).” (Muslimi)

“Kushdo që e viziton një të sëmurë i cili ende nuk është duke vdekur dhe thotë shtatë herë në prani të tij: Es’elullah, rabbul-‘arshil-‘adhim en jeshfijek – (E lus Allahun, Zotin e Arshit madhështor, të të shërojë), Allahu do ta shërojë atë nga ajo sëmundje.” (Ebu Davud)

“O Allah, shëroje Sa’din”, tri herë. (Buhariu dhe Muslimi)

A mund te lexohet surja Jasin per te vdekurit?

Print Friendly, PDF & Email