A është duke u përhapur shpirti Muhammedan në rruzullin tokësor?
Po, sot, duke filluar me Amerikën, Anglinë, Francën dhe Gjermaninë, pothuajse e gjithë bota po vëren një ringjallje për llogari të tij, muslimanët e çdo vendi po qëndisin mendimet e tij të ndritshme dhe Islami pothuajse po jeton frymën e një “Epoke të Lumtur” të re. Edhe në botën islame gjendja nuk është e ndryshme. Sot, në vend të njerëzve që nja dy shekuj më parë patën ndjerë interesim ndaj Islamit dhe ndaj muslimanëve të thjeshtë e naivë, ka njerëz të mësuar që zhvillojnë shkencën e çështjeve islame e që, nën rrezet ndriçuese të dijes, mendojnë e veprojnë në përputhje me Hz. Muhammedin. Ata që deri tani e kanë shfrytëzuar vazhdimisht pjesën e mësuar të popullsisë, që i kanë përdorur universitetet, institutet dhe shkollat e tjera për llogari të ca “izma”-ve dhe ata që janë përpjekur t’i vënë në punë institucionet kombëtare për llogari të mohimit dhe herezisë, po shpërbëhen, më në fund, një e nga një krejt si ajzbergët dhe po rrëshqasin me shpejtësi drejt tij. Po shohim se atyre që prej vitesh kanë ndërruar vend me mijëra herë, atyre që, duke ndërruar vend, kanë kërkuar një degë për t’u kapur, atyre që kanë vrapuar nga sistemi në sistem e nga kjo shkollëzë në shkollëzën tjetër, të gjitha këto bredhje u kanë përfunduar me fiasko; ata vrapojnë te shkolla e Hz. Muhammedit që s’ka pësuar kurrë gjer më sot fiasko. Ja, M. Bucaille, R. Garaudy e sa e sa të tjerë që u janë dëgjuar emrat…