Si është e treguar lidhja e Allahut me gjithësinë?
Allahu (xh.sh) i cili ne shume ajete na informon per veprimtarine dhe administrimin e Tij qe perfshijne gjithesine-lidhja e Allahut me gjithesine-ne suren Bekare (ajeti 255) na tregon ne menyre te denje per hyjnitetin e vet, lidhjen/raportin e Tij me gjithesine. Ky ajet eshte quajtur “Ajeti Kursi”. Ky ajet shpreh nje parashtrim tejet te hapur e te permbledhur te sundimit te Allahut. Ne nje rivajet behet e ditur se ajeti me i madh i Kuranit eshte ky ajet. (shih. Ibn Hanbel, Musned, V, 142, 178).
Allahu (xh.xh.) tregon lidhjen e Tij me gjithesine
Kuptimi i shkurter i ketij ajeti te gjate eshte keshtu:
1.“Allahu eshte Zoti, veç te cilit nuk ka zot tjeter.
2.Ai eshte Hajj (Perhere i gjalle dhe qe zoteron jete te perhershme e te perjetshme).
3.eshte Kajjum (Vetekzistent, i Perjetshem dhe qe mban ne jete e administron tere universin).
4.Ate nuk e kaplon as dremitja e as gjumi.
5.Atij i perket gjithçka gjendet ne qiej e ne Toke.
6.Kush mund te ndermjetesoje tek Ai pa lejen e Tij?
7.Ai di gjithçka qe ndodhet para e pas njerezve.
8.Qeniet e krijuara prej Tij nuk mund te pervetesojne nga Dija e Tij veç asaj qe deshiron Ai.
9.Sundimi i Tij i perfshin teresisht qiejt e token.
10.Ai nuk e ka te veshtire t’i mbroje e te kujdeset per to.
11.Ai eshte i Larti, Madheshtori!” (Bekare, 2/255)
Allahu eshte Hajj (i gjalle)
Allahu, veç te cilit nuk ka zot tjeter, ka nje forme jete te posaçme per individualitetin e Tij te larte. Ai ka nje forme jete te tille qe te gjitha gjallesat e marrin jeten prej Tij. Ai s’ka te beje me humbjen dhe asgjesimin. Duke qene zoteruesi i nje jete absolute e te pasosur nga pafillimi ne pafundesi, per Te nuk ka vdekje.
Allahu eshte Kajjum (vetekzistent)
Allahu, ekzistenca e te cilit eshte e vetvetishme, e administron vete tere gjithesine e krijuar prej Tij. Çdo gje eshte nevojtare ndaj Tij per qenien, ekzistencen dhe per vazhdimin e ekzistences se vet. Allahu, veç te cilit nuk ka zot tjeter, “Çdo (çast te çdo) dite, me shfaqje te reja (te ekzistences se vet), ndodhet ne krye te punes”. (Rrahman, 55/29).
Allahu e drejton kete gjithesi me ane te ligjeve. Nderkaq, ligjet nuk jane gjera te veçanta vetekzistuese, por te cilave Allahu u ka lene drejtimin dhe administrimin e qenieve dhe ekzistences. Ligjet jane vete veprimtaria dhe akti ekzekutues hyjnor. Gjeja qe ne i themi regjimi i rregullt dhe harmonik i gjithesise ose ligjet e natyres eshte pamja qe na reflektohet ne e trajtes me te cilen eshte krijuar dhe merr vazhdimesi materia, jo percaktuesi i asaj trajte. Pra, ligjet ekzistojne pse materia eshte krijuar ne nje trajte te caktuar, jo materia ekziston ne nje trajte te caktuar pse ekzistojne ligjet. E shprehur ndryshe, çdo veprimtari e rregullt dhe harmonike qe shohim ne funksionimin e gjithesise nga mikrobota ne makrobote, eshte shfaqje e zakonit te Allahut[1]. Kete veprimtari te rregullt dhe harmonike te zhvilluar ne menyre te panderprere nga Krijuesi ne linjen shkak-perfundim, ne e kuptojme si “ligje” apo “ligjshmeri”. Ne keto kushte, themi se ligjet s’jane gje tjeter veç pamjes te reflektuar tek ne te nxjerrjes se materies ne gjendje zinxhirore ne fushen e ekzistences.
Shkencat ia detyrojne ekzistencen e vet rregullsise dhe harmonise se ligjeve te vena nga Allahu, rregullsi dhe harmoni e cila quhet zakon i Allahut. Po qe se Krijuesi i Larte nuk do ta kishte krijuar qenien (ekzistencen) dhe nuk do t’i jepte asaj vazhdimesi ne linjen shkak-perfundim dhe brenda nje vazhdimesie te rregullt e harmonike, kurre nuk do te behej fjale per shkencat.
Do te jete me dobi sikur te qendrojme pak mbi kete specifike qe ka lidhje te drejtperdrejte me besimin monoteist (tevhid). Ne kete çeshtje, si ne te kaluaren, ashtu dhe ne ditet tona, kane dale ne shesh kuptime dhe qendrime te gabuara ne kundershtim me besimin monoteist. Megjithe shprehjet mjaft te qarta te Kuranit dhe haditheve, edhe ne boten islame te mendimit, madje, nuk kane munguar ata qe, me dashje a pa dashje, kane pare tek materia dhe shkaqet aftesi ndikuese te vertete. Mirepo lidhja midis shkaqeve dhe perfundimeve nuk eshte lidhje shkak-pasoje. Kjo lidhje nuk eshte horizontale, por vertikale. Ne univers ka nje rregullsi, por kjo rregullsi nuk mund te reduktohet ne lidhjet shkakesore te detyrueshme mes vete materies.
Si te pretendojme se mund ta gjejme me mendjen tone perfundimin duke pare shkaqet, si te pretendojme se perfundimi eshte bere nga ana e shkakut duke vezhguar me ane te provave se lidhjet shkak-perfundim ndodhen brenda nje rregullsie, ne themel, te dyja keto pretendime mbeshteten po ne te njejtin vetemashtrim.
Po ta veshtrojme çeshtjen nga kendveshtrimi i Kuranit, shohim se ne nuk zoterojme ndonje argument dhe arsye serioze qe te na vleje per te menduar ndryshe. Te kater forcat (terheqese-shtytese, elektromagnetike, te dobeta e te fuqishme, jane identitet i shfaqjes se vetekzistences hyjnore te reflektuar tek ne ne nje vazhdueshmeri te rregullt ne linjen shkak-perfundim.
Emertimi i pandehmes se shkaku dhe perfundimi jane te lidhur me njeri-tjetrin ose varen nga njeri-tjetri me ane te ligjeve racionale ose ligjeve natyrore te domosdoshme (te detyrueshme, te pamenjanueshme), eshte determinizem. Edhe shkaqet, edhe perfundimet jane te krijuara. Shkaqet nuk zoterojne asnje cilesi individuale qe do t’u jepte mundesi per t’i dhene vazhdimesi rregullsine dhe harmonine ne gjithesi. Ne krijim vepron zakoni i Allahut. Po qe se ligjet e vendosura ne gjithesi nga Allahu do te ndryshonin vazhdimisht, nuk do te kishte stabilitet, per pasoje, as shkencat s’do te formoheshin, as jeta s’do te behej e mundur. Krijimi eshte monoton se keshtu e ka dashur Vullneti i Allahu; per me teper, ne krijim, s’ka asgje qe ta beje te detyrueshem krijimin e Allahut jo ne tjeter forme/menyre, por pikerisht ne kete forme/menyre. Allahu mund ta ndryshoje kur te doje çdo gje qe te doje. Per shembull, nga kati i siperm i nje apartamenti dhjetekatesh bie nje femije e nuk vdes. Ne fatkeqesi te tilla si termetet, shihni se shume femije krejt te paafte per t’u vetembrojtur, pas shume ditesh dalin shendoshe e mire nga poshte germadhave!
Krijuesi i Larte ka deshiruar me Vullnetin e Tij krijimin brenda linjes shkak-perfundim me qellim qe ne te kemi mundesi ta kuptojme gjithesine, per rrjedhoje, ta njohim Ate. Krijuesi nuk ka nevoje per shkaqet per te krijuar perfundimet, por ne kemi nevoje per nje forme (menyre) krijimi te vazhdueshme te varur nga shkaqet me qellim per ta kuptuar se si ka krijuar Ai. eshte per kete arsye qe Krijuesi i Larte, per te treguar emrat e Tij, ka ngritur ne gjithesi mes gjerave dhe dukurive nje lidhje dhe reciprocitet me kuptim qe shihet me sy. E gjithe materia dhe shkaqet jane si nga nje pasqyre me vete qe na i pasqyrojne ne emrat dhe atributet e Tij. Çdo krijese, e madhe dhe e vogel, e tere dhe pjese, me gjuhen e qenies se vet jane argumente qe njoftojne lartesine e Tij sublime, pra, kurre nuk mund te mendohen si ortake/partnere ne veprimtarine e Tij.
Funksionimi i ekzistences qe vazhdon brenda rregullsise mund te shpjegohet vetem e vetem me drejtimin dhe administrimin e drejtperdrejte te nje Krijuesi qe zoteron atribute te tilla, si vullneti, dituria, fuqia, urtesia dhe meshira, sepse te gjitha aktet e pergjithshme qe evidentohen ne ekzistence, tregojne se jane shfaqje te nje fuqie qe perfshin gjithçka.
Ekzistenca dhe qendrueshmeria e te gjithe trupave qe ndodhen qofte ne kozmos (qiell), qofte ne toke, varet nga ky ligj i vetekzistences hyjnore. Po qe se Allahu qe eshte Kajjum (vetekzistent) do te hiqte per nje çast urdhrin (per krijim dhe ekzistence), miliona trupa qiellore dhe, ne te vertete, gjithçka, do te “binin” ne asgjesim, sepse gjerat e krijuara nuk zoterojne asgje qe do t’i ndihmonte ta vazhdonin ekzistencen e tyre me vete. Le t’ia veme piken kesaj specifike me keto ajete te Kuranit:
“Prandaj, qofte lartesuar Ai, ne Doren e te Cilit eshte pushteti mbi çdo gje!” (Jasin, 36/83)
“Dhe nje prej argumenteve te Tij eshte se qielli dhe Toka qendrojne me urdhrin e Tij!” (Rum, 30/25)
“E verteta eshte se Allahu mban ekuilibrin e qiejve dhe Tokes qe te mos shkaterrohen nga asgjesim. Po qe se ata do te shkaterroheshin, nuk do te mundej t’i mbante dot askush veç Allahut!” (Fatir, 35/41)
Shkurt, as qenia eshte bere e qene dhe ekzistente ne vetvete, as dhe pasi eshte krijuar, i eshte thene, “eja, tani, shih punen”, duke e lene ne rrjedhen e saj. Vullneti hyjnor dhe fuqia hyjnore e ekzekutojne urdhrin e vet ne gjithesi per çdo çast. Çdo gje eshte ne doren e Tij dhe nen administrimin e Tij. Asgje s’eshte jashte fuqise se Tij. Vetem Ai eshte zoteruesi dhe drejtuesi i çdo gjeje.