Si duhet ta kuptojmë ndjenjën e përgjegjësisë për Islam?
Esenca e Jetes
Aspekti më domethënës i ekzistencës është veprimi dhe përpjekja. Qëndrimi në vend nënkupton dekompozim, prishje dhe emra të tjerë që kanë lidhje me vdekjen. Veprimet e bashkërenduara dhe lidhja e këtyre me ndjenjën e përgjegjësisë, u japin atyre dimensione thelbësore humane. Një veprim apo përpjekje e cila nuk disiplinohet me anë të përgjegjshmërisë, nuk mund të quhet i plotë.
Shumica e qenieve njerëzore ndjekin qëllime dhe objektiva të ndryshme. Megjithatë, për sa kohë që këto qëllime nuk marrin vlerën e duhur duke u pajisur me ndjenjën e përgjegjësisë, është e kotë të pritet ndonjë gjë me vlerë nga arritja e tyre. Egoistët, mendjet e të cilëve janë të trazuara nga lakmia për interesa dhe përfitime personale, punojnë pa pushim; politikanët bëjnë vizita kudo duke nxjerrë nga goja fjalë magjepsëse; media prodhon një sasi të madhe spektaklesh në emër të informimit të publikut; disa qarqe të shoqërisë janë kthyer drejt indulgjencës përherë dhe pareshtur; disa të ashtuquajtur fetarë, të udhëhequr nga dëshira për përfitim material dhe pozita të pamerituara, bien dhe ngrihen në mëngjes me spekullime në gojë ditë e natë; disa zyrtarë shtetërore favorizojnë vetëm disa ideologji të veçanta dhe aferuesit e tyre ndërsa disa njerëz të zgjuar i shikojnë këto ngjarje të panumërta me indiferencë maksimale. Kjo ndodh në një kohë kur i fuqishmi dhe tirani ushtron forcën e tij dhe i shtypuri dhe i dobëti e pranon këtë fakt si “të zakonshëm” dhe si “përzgjedhja natyrore, mbijetesa e më të fortit”, prandaj është e nevojshme të bëhen shumë gjëra përpara se ato të bëhen më të vështira.
Është gabim nëse ata thonë se një shoqëri mund të jetojë me një të tillë pandjeshmëri, Më tregoni mua një popull që ka mbijetuar me botë shpirtërore të vdekur? Mehmet A.E.
Dhe nëse do t’ju rastiste t’i pyesnit të tillë njerëz “çfarë jeni duke bërë?” ata ose ju injorojnë ose ju qortojnë duke vazhduar në rrugën e tyre. Edhe në qoftë se nuk ju godasin apo pështyjnë në fytyrë, përgjigjja më e mundshme që ju japin është injorimi apo shmangia nga ndjenja e përgjegjësisë me fjalët “çdo dash mbahet nga këmbët e veta”30 apo “ai që shpëton anijen është kapiteni.”31 Edhe kur veprimet e tyre të pamatura, të lehta dhe arrogante shkaktojnë tronditje në ndërgjegjen tonë, ata përgjigjen me fjalë të palogjikshme “rroftë gjarpri që nuk më kafshon mua.” Ne mund të ndeshemi me mjaft përgjigje të kësaj natyre të cilat bien në kundërshtim me mendimet tona të pastra dhe me ndjenjat më të pafajshme.
Megjithatë, edhe pse këto nuk janë mendimet e zemrave të ndjeshme dhe besimtare, është e papajtueshme për ndjenjën tonë të përgjegjësisë të themi “Gabim dhe padituri” dhe të vazhdojmë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Kjo për arsye sepse ne, si një komb i tërë jemi të rrethuar nga armiq dhe armiqësi.
Përgjegjësia mbi ne
Ne na është ngarkuar përgjegjësia e stolisjes së botës sonë me një shpirt të ri dhe të freskët që buron nga dashuria për fenë, e cila bën që ne ti duam edhe qeniet e tjera njerëzore si dhe dashuria për lirinë. Ne jemi ngarkuar edhe më tepër me përgjegjësinë e të qenit vetvetja, të lidhur me parimet e këtyre tre lloj dashurish dhe për përgatitjen e terrenit për mbirjen e fidanëve të cilat janë rrënjët e pastra të pemës së parajsës, në mënyrë që ajo të ushqehet dhe të rritet në dheun e këtyre dashurive. Kjo sigurisht varet nga ekzistenca e heronjve, të cilët do të marrin përgjegjësitë e duhura për mbrojtjen e fateve dhe historisë së kombit, fesë, traditave, kulturës dhe çdo gjëje tjetër të shenjtë që i përket popullit tonë; kjo do të varet në heronjtë të cilët janë absolutisht të mbushur me dashuri për shkencën dhe dijen, në mendjet e të cilëve bulëzojnë idetë në lidhje me përmirësimin dhe ndërtimin, të cilët janë jashtë mase të sinqertë dhe të devotshëm, patriotë dhe të përgjegjshëm dhe për rrjedhojë përherë të përgjegjshëm në punë, në barrën që u është ngarkuar dhe në detyrë.
Ndjenja e përgjegjësisë përfshinë shumë sfera
Falë këtyre heronjve dhe përpjekjeve të tyre të sinqerta, sistemi ynë i mendimit dhe i botëkuptimit si dhe frytet e tyre do të dalin në pah tek populli ynë; ndjenja e devocionit ndaj të tjerëve dhe ndaj gjithë bashkësisë do të fitojë terren; ndjenja e përgjegjësisë në ndarjen e punëve, menaxhimit të kohës si dhe asistimit dhe lidhjes me njëri tjetrin do të rigjallërohet; çdo marrëdhënie autoritet-subjekt, punëdhënës-punëmarrës, pronar-punëtor, çifligar-bujk, artist-admirues, tregtar-klient, mësues-nxënës, do të marrë dimensione të ndryshme në unitetin e tërësisë; e gjitha kjo do të dalë në pah edhe njëherë tjetër duke bërë që pritshmëria jonë për epokën do të bëjë që këto të realizohen një e nga një. Ne sot jetojmë në një epokë në të cilën ëndrrat tona janë duke u bërë realitet, ndaj ne besojmë se nëse çdo gjë shkon sipas parashikimeve, secila prej këtyre përgjegjësive të kësaj epoke do të përmbushet në një ditë jo të largët