Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Çështja më e rëndësishme është shpëtimi i besimit

Të pakategorizuara

Sa herë dhe ku përmendet emri i Profetit Muhamed a.s. në Kuran?

Estimated reading: 3 minutes 220 views

Emrin Muhamed ia ka ngjitur gjyshi i Tij, Abdulmutalib. Kur e kanë pyetur përse i ka vënë atë emër, është përgjigjur: “Kisha dëshirë që banorët e qiellit dhe ata të tokës ta nderojnë, falënderojnë dhe respektojnë.”

Emri Muhamed përmendet katër herë në Kuran, ndërsa emri Ahmed përmendet vetëm një herë në suren Saf, kur tregohet historia e Isait (a.s.):

  1. Muhamedi nuk është tjetër vetëm se i Dërguar. Edhe përpara tij pati të Dërguar (që vdiqën ose u vranë). E nëse ai vdes ose mbytet, a do të ktheheshit ju prapa (nga feja ose lufta)? E kushdo që kthehet prapa, ai nuk i bën dëm Allahut aspak, kurse Allahu do t’i shpërblejë mirënjohësit.”  Al Imran, 144
  2. Muhamedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj, por ai ishte i Dërguari i Allahut dhe vulë e të gjithë Pejgamberëve, e Allahu është i dijshëm për çdo send.” Ahzab, 40
  3. Ndërsa atyre që besuan, bënë vepra të mira dhe atë që iu shpall Muhamedit e besuan, e ajo është e vërtetë prej Zotit të tyre, Ai atyre ua shlyen mëkatet dhe ua përmirëson gjendjen.” Muhamed, 2
  4. Muhamedi është i Dërguar i Allahut e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete, ti i sheh kah përulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde), e kërkojnë prej Allahut që të ketë mëshirë dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes. Përshkrimi i cilësive të tyre është në Tevrat dhe po ky përshkrim është edhe në Inxhil. Ata janë si një farë e mbjellë ku mbin filizi i vet, e ai trashet, përforcohet dhe qëndron në trungun e vet, ajo e mahnit mbjellësin. (Allahu i shumoi) Për t’ua shtuar me ta mllefin jobesimtarëve. Allahu atyre që besuan dhe bënë vepra të mira u premtoi falje të mëkateve dhe shpërblim të madh.” Fet`h, 29

Muhamed rrjedh nga fjala hamd-lëvdim. Emri Muhamed tregon shkallën sipërore. Pra do të thotë i lavdëruar shumë. Ashtu siç përdoret në kuptimin e të lavdëruarit shumë, mund të përdoret dhe në kuptimin e mbledhësit të cilësive të dëshiruara e të pëlqyera.

Ndërsa emri Ahmed vjen në kuptimin e atij që falënderon më shumë mes falënderuesve. Arsyeja e mbajtjes së këtij emri shpjegohet kështu: Zoti i madhëruar do t’i dhurojë Profetit tonë nga Makami Mahmud falënderime, lëvdata të tilla, saqë askujt më parë nuk i është bërë një dhuratë e tillë mirësie. Resulullahu me këto falënderime që i përkasin Atij, do ta lëvdojë dhe falënderojë Zotin.

 

Marre nga: https://profetimuhamed.al/emrat-e-profetit/

 

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Sa herë dhe ku përmendet emri i Profetit Muhamed a.s. në Kuran?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA