Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Veprat janë sipas qëllimeve

Të pakategorizuara

Cilat janë emrat e Pejgamberit Muhamed a.s.?

Estimated reading: 5 minutes 230 views

Me emrat e Profetit kuptojmë ato emra që janë përdorur për Të dhe cilësitë e Tij a.s..

Profeti a.s. ka thënë: “Unë kam emrat e mi: Jam Muhamedi, Ahmedi, el Mahi (shkatërruesi) me të cilin Zoti do të shkatërrojë mosbesimin. Unë jam Hashir (mbledhës, njerëzit do tubohen pas meje). Jam Akib (i fundit), nuk do ketë profet tjetër pas meje.”[1] Në hadith Profeti thotë se ka emrat e tij, por përmend vetëm pesë syresh.

Në një hadith tjetër transmetohet: “Unë jam Muhamedi, Ahmedi, Nebiju’r Rahme, jam Nebiju’t Tevbe, jam Mukaffi, Hashir, jam Nebiju’l Melahim.”[2]

  • Emrin Muhamed ia ka ngjitur gjyshi i Tij, Abdulmutalib. Kur e kanë pyetur përse i ka vënë atë emër, është përgjigjur: “Kisha dëshirë që banorët e qiellit dhe ata të tokës ta nderojnë, falënderojnë dhe respektojnë.” Emri Muhamed përmendet katër herë në Kuran [3], ndërsa emri Ahmed përmendet vetëm një herë në suren Saf, kur tregohet historia e Isait (a.s.). Muhamed rrjedh nga fjala hamd-lëvdim. Emri Muhamed tregon shkallën sipërore. Pra do të thotë i lavdëruar shumë. Ashtu siç përdoret në kuptimin e të lavdëruarit shumë, mund të përdoret dhe në kuptimin e mbledhësit të cilësive të dëshiruara e të pëlqyera.
  • Ndërsa emri Ahmed vjen në kuptimin e atij që falënderon më shumë mes falënderuesve. Arsyeja e mbajtjes së këtij emri shpjegohet kështu: Zoti i madhëruar do t’i dhurojë Profetit tonë nga Makami Mahmud falënderime, lëvdata të tilla, saqë askujt më parë nuk i është bërë një dhuratë e tillë mirësie. Resulullahu me këto falënderime që i përkasin Atij, do ta lëvdojë dhe falënderojë Zotin. Autori i veprës monumentale “Shifa-i sherif”, Kadi Ijad, shprehet kështu: Para se profeti të quhej Muhamed, quhej Ahmed. Sepse në librat tjerë hyjnorë (Teurat, Ungjill) njihet me emrin Ahmed. Ndërsa në Kuran ai paraqitet me emrin Muhamed. Ajo që dua të theksoj është se Ai e ka lavdëruar Zotin e Tij para se ta bënin këtë të tjerët. Ai do ta falënderojë Zotin e Tij dhe në ahiret Zoti do të pranojë shefaatin e Tij dhe Ai do ta falënderojë përsëri për këtë. Ai u lartësua me dhurata si surja e falënderimit (Fatiha), Livau’l hamd dhe Makami Mahmud. Atij iu urdhërua të falënderonte pas veprave të ndryshme. U quajt ummeti Hammadun dhe tek Ai janë mbledhur të gjitha kuptimet e fjalës falënderim.[4]
  • Emri El Mahi do të thotë shkatërrues, zhdukës, rrënues. Përdoret në kuptimin e atij që do të zhdukë mosbesimin (kufrin) dhe në zhdukjen e gjërave të këqija të atyre që i binden.
  • El Hashir do të thotë mbledhës, tubues në një vend të vetëm. Në ditën e kiametit, fillimisht do të ringjallet Profeti, pastaj njerëzit. Si Profeti i umetit më të madh, do të ketë një vend të mbrojtur në ahiret dhe do të tërheqë njerëzit pranë Tij si një dorë ndihmese.
  • El Akib do të thotë i fundit. Do të thotë se nuk do ketë profetë të tjerë pas Tij. Për të provuar profetësinë e Tij, si i fundit, ka argumente të qarta, si në Kuran, ashtu dhe në hadithe.

Megjithëse Profeti ka pasur edhe emra të tjerë, Ibn Haxheri e shpjegon kështu kufizimin vetëm me pesë emra: “Unë kam pesë emra të veçantë, të cilët nuk i ka pasur askush nga të mëdhenjtë apo të shquarit e fiseve të vjetra.”

Përveç tyre mund të japim dhe këto emra: Rauf, Rahim, Mubeshshir, Nedhir, Mubejjin, Dai ila’llah, Siraxhul Munir, Mudhekkir, Rahmet, Nimet, Hadi, Shehid, Emin, Muzzemil, Muddeththir, Muhtar, Mustafa, Shefi’, Musheffa’, Sadik, Masduk, Jasin, Fatih, Hatim, Tâhâ, e të tjerë.

Emrat e Profetit tonë janë Abdulkerim tek banorët e xhenetit, Abdulmexhid tek banorët e Arshit, Abdulhamid tek melekët e tjerë, Abdulvahhab tek profetët, Abdulkahhar tek djajtë, Abdurrahim tek xhindët, Abdulhalik tek malet, Abdulkadir te tokën, Abdulmuhejmin te detet, Abdulkuddus te peshqit, Abdulgijath te insektet, Abdulbaki te kafshët e egra, Abdusselam te kafshët mishngrënëse, Abdulmu’min te gjallesat me katër këmbë, Abdulgaffar te zogjtë, Muz Muz në Teurat, Tab Tab në Ungjill, Akib në suhufe, Faruk në Zebur, Tâhâ dhe Jasin për Zotin, Muhamed për besimtarët. Identifikohet si Ebul Kasim për arsye se do të bëjë ndarjen e xhenetit në pjesë për banorët e xhenetit.”[5] – Muhamed Damegani në librin “Sheukul Arus ue Unsu’n Nufus” , transmetuar nga Ka’bu’l Ahbari.

[1] Muvatta,2 /1004; Tirmidhiu, 5/135; Ahmed b. Hanbel, 4/ 80, 84
[2] Muslimi, 4/1828; Ibn Hibban, Sahih, 14/220
[3] Ali- Imran,3/ 144, Ahzab, 33/ 40, Muhammed, 47/2, Fet’h, 48/29
[4] Kadi Ijad, Shifa, 36815
[5] Mevahibul- Ledunijje, 1/ 373

Marre nga: profetimuhamed.al

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Cilat janë emrat e Pejgamberit Muhamed a.s.?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA