Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Besimi është kuptimi i jetës

Të pakategorizuara

A lejohet të thuhet “e kam ndërgjegjen e pastërt”?

Estimated reading: 3 minutes 187 views

Pa marrë parasysh se për çfarë çwshtje bëhet fjalë të thuhet “e kam ndërgjegjen e pastër” nuk është e lehtë dhe është një pretendim shumë i madh. Pikë së pari, për të deklaruar “ e kam ndërgjegjen e pastër” duhet të jemi të sigurt dhe të bindur se në cdo veprim tonin kemi vepruar me sinqeritet duke pasur për synim vetëm kënaqësinë e Allahut dhe asnjë synim tjetër. E kjo përvec Pejgamberëve, nuk është e mundur për askënd tjetër. Askush nuk mundet të pretendoj se “Unë këtë vepër e kam bërë vetëm për kënaqësinë e Allahut dhe nuk kam pasur asnjë synim tjetër”. Sepse sinqeriteti (ihlasi) është një gjendje për fitimin e së cilës duhemi të përpiqemi gjatë gjithë jetës tonë. Vetëm Pejgamberët janë ata të cilët janë “muhlis” – të sinqertë. Por nga kuptimi i fjalës arabe rrjedhë se ata nuk e kanë të fituar gjendjen e sinqeritetit por Allahu i ka krijuar të sinqert. Prandaj askush përvec Pejgamberëve nuk mund të pretendojë për sinqeritet të plotë dhe të kompletuar. Kësisoj, në çfardo pune qoftë, të shprehemi se “e kam ndërgjegjen e pastër” është një pretendim shumë i madh, madje të më falni por një shprehje e tillë paraqet arrogancë. Imam Rabbani në një vend thotë “nuk di nëse për 20 vite me radhë meleku i cili gjendet në te djathtë timen të ketë shkruar ndonjë vepër që kam bërë”. Nëse një dijetar si Imam Rabbani shprehet kështu për veten e tij, atëherë ne nuk na mbetet të flasim më tepër për të sqaruar se cili duhet të jetë botëkuptimi jonë në këtë çështje.

Së dyti, për të deklaruar “e kam ndërgjegjen e pastër” ne duhet të jemi të sigurt se kemi vepruar drejtë në çdo vepër tonën. Edhe kjo po ashtu, nuk është e mundur për askënd tjetër përvec Pjegamberëve. Kjo sepse Pejgamberët kanë qenë vazhdimisht nën mbrojtjen dhe përkujdesjen e Allahut, të cilët në rast se kanë treguar performancë më të ulët se ajo që është kërkuar nga ta, menjëherë janë paralajmëruar nga Allahu, kësisoj ata kanë  arritur që detyrat e tyre t’i kryejnë në mënyrën më të drejtë dhe më të duhur. Ndërsa ne jemi njerëz të cilët duhet vazhdimisht të përpiqemi që të arrijmë që veprat tona t’i kryejmë në mënyrë të drejtë dhe të përsosur. Ndërsa në realitet, në shumë çështje nuk jemi në gjendje të dijmë se cili është veprimi i drejtë por bazohemi në mendimin se “si duket kështu është më e drejtë të veprojmë” dhe veprojmë në mënryën e tillë.

اَللّٰهُ أَعْلَم

‏Allahu di më së miri

Marrë/përkthyer nga: http://hikmet.net/vicdanim-rahat-denebilir-mi/

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

A lejohet të thuhet “e kam ndërgjegjen e pastërt”?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA