Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Veprat janë sipas qëllimeve

Të pakategorizuara

A ka ngjyra të ndaluara për t’i veshur meshkujt? A është e lejuar veshja e kuqe?

Estimated reading: 2 minutes 148 views

Fillimisht të trajtojmë në përgjithësi çështjen e ngjyrave: Nuk ka ndonjë ngjyrë specifike të cilën e ka veçuar Pejgamberi (a.s). Pejgamberi jonë (a.s) i cili gjithmonë është veshur thjeshtë dhe bukur, në veçanti ka zgjedhur ngjyrat të cilat nuk kanë tërhequr vëmendjen e të tjerëve. Në një hadith të tij Pejgamberi a.s ka thënë: “Kushdo që mbathë një veshje me qëllim të rënies në sy dhe tërheqjes së vëmendjes, Allahu nuk do ta shikojë në fytyrë gjersa të mos e poshtërojë në ditën e poshtërimit”. (Ebu Davud, Libas 5)

Pejgamberi a.s i ka rekomanduar njerëzit që të mos veshin rroba me ngjyrë të kuqe dhe të verdhë. Megjithatë rekomandimi i tillë nuk ka kuptimin se mbathja e rrobave me këto ngjyra është haram. Sikur të ishte haram, Pejgamberi a.s nuk do të mbathte një rrobë me ngjyrë të kuqe e cila i ishte dhuruar dhe të cilën më pas Pejgamberi a.s ia kishte dhuruar një sahabiu. Pejgamberi a.s. nuk kishte mbajtur të veshur një rrobë të tillë me ngjyrë të kuqe, mirëpo nuk kishte ndaluar sahabiun që të veshte atë rrobë. Rrjedhimisht, veshja e rrobave me ngjyrë të kuqe dhe të verdhë nuk është haram, por nuk janë prej sunetit të Pejgamberit a.s.

Imamët e medhhebeve gjatë trajtimit të haditheve lidhur me veshjen e rrobave të kuqe dhe të verdha, kanë dalë me qëndrime të ndryshme. Përderisa veshjet e punuara vetëm në një ngjyrë të vetme, të kuqe apo të verdha, medhhebi hanefi i trajton si mekruh i lehtë (jo shumë të pëlqyer), medhhebet Shafi dhe Maliki veshjen e këtyre rrobave e kategorizojnë si mubah (normale).

اَللّٰهُ أَعْلَم

‏Allahu di më së miri

Marrë/përkthyer nga: http://hikmet.net/erkekler-icin-giyilmesi-yasaklanmis-renk-ya-da-renkler-var-midir-kirmizi-elbise-giymek-caiz-midir/

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

A ka ngjyra të ndaluara për t’i veshur meshkujt? A është e lejuar veshja e kuqe?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA